English

Gëzuar 8 Dhjetorin, ditëlindjen tonë të dytë. PD organizon koncert festiv

“Gëzuar 8 Dhjetorin, ditelindjen tone të dytë, ditën e lirive dhe dinjitetit tone! Nder perjete Azem Hajdarit, prijesit te lirise. Azem ti je gjalle!! Nder përjetë studenteve liberator që sollen ketë ditë! sb” është shprehur në Facebook Sali Berisha me rastin e 8 dhjetorit ditës së fillimit të demokracisë edhe në Shqipërinë komuniste.

Demokratët do të festojnë 23-vjetorin e themelimit të PD me një aktivitet muzikor në Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë nën moton “Festojmë lirinë”.
Në këtë aktivitet nuk do të mungojnë edhe pamje nga lëvizja studentore, ndërsa pritet të mbajnë fjalën edhe shumë personalitete të Partisë Demokratike.

KOMENTE