Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e vendosur për taksën progresive
English

Qeveria e vendosur për taksën progresive

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Biznesit, se Qeveria do t’i qëndrojë deri në fund parimit themelor: “kush fiton më pak do të paguajë më pak, kush fiton më shumë do të paguajë më shumë” dhe për 95% të njerëzve do të ketë ulje taksash.

Duke nënvizuar se Qeveria do të heqë taksën për biznesin e vogël, Kryeministri vuri në dukje se përmes këtij zotimi, “duam të stimulojmë sa më shumë vetëpunësimin dhe ta forcojmë sa më shumë këtë pjesë të jetës ekonomike të Shqipërisë që garanton të jetuarin me punë të ndershme të dhjetëra - mijëra familjeve shqiptare”.

Kryeministri siguroi se Qeveria synon një sistem taksimi të ndershëm që bazohet në parimin e solidaritetit, por nga ana tjetër, të mos pengojë as sipërmarrjen për t’u rritur dhe as vetë ekonominë për t’u zhvilluar me prodhim dhe me punësim.

Gjithashtu, Kryeministri tha se duhet një strategji rritjeje ekonomike, për të bërë të mundur që shumë prej emigrantëve që kanë filluar të kthejnë sytë nga Shqipëria, të kenë mundësinë të shohin në këtë vend, perspektivë zhvillimi ekonomik dhe hapësirë për çdo nismë të tyre private, ndërsa theksoi se “ne nuk mund të marrim borxh të ardhmen, për të shtyrë të tashmen, por duhet të shfrytëzojmë të tashmen, për të garantuar të ardhmen”.

KOMENTE