English

Makina me 200 gr eksploziv C4 i pranë kryeministrisë. Makina i përkiste prefektit të Vlorës

Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie, mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një automjet i braktisur në perimetrin e godinës qeveritare, ka alarmuar Gardën e Republikës që ka njoftuar menjëherë policinë.

Ministria e Brendshme, njofton se rreth orës 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë.
Kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardësb u konstatua se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi. Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë.

Makina, e modelit “Peugot” model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 H ndodhej në krahun e majtë të godinës, pikërisht në krah të Piramidës.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e rënda.

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv dhe nga kqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se në mjet ishte vendosur një sasi prej më shumë se 200 gram eksploziv C4, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular.

Grupit hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

KOMENTE