English

Panariti në Danimarkë, nënshkruan grantin 10 mln euro për bujqësinë shqiptare

Ministri Panariti në Danimarkë, nënshkruan grantin 10 mln euro për bujqësinë shqiptare.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Danimarkë, me ftesë të ministrit danez per Bashkëpunim e Zhvillim, z. Rasmus Helveg Petersen. Ministri Panariti nënshkroi gjatë kësaj vizite të rëndësishme një marrëveshje bilaterale me homologun danez për akordimin e një granti prej 10 milion euro në kuadër të mbështetjes së përbashkët Gjermani-Danimarkë për bujqësinë dhe zhvillimin rural të zonave më pak të favorizuara në Shqipëri.

Ministri Panariti pas nënshkrimit të marrëveshjes falënderoi në emër të Qeverisë Shqiptare përfaqësuesit e dy vendeve të angazhuara në akordimin e grantit në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Gjithashtu, Ministri Panariti siguroi Ministrin Petersen për gatishmërinë dhe seriozitetin e implementimit të marrëveshjes sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në të. Ministri Petersen shprehu besimin e plotë se mbështetja e Qeverisë daneze në funksion të integrimit Europian të Shqipërisë do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

KOMENTE