Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Personat me Aftësi të Kufizuar do të marrin pagesën edhe të dhjetorit. Miratohet fondi
English

Personat me Aftësi të Kufizuar do të marrin pagesën edhe të dhjetorit. Miratohet fondi

Këshilli i Ministrave miratoi sot Aktin Normativ për fondin prej 1.8 miliardë lekësh për të kryer të gjitha pagesat e muajit dhjetor, për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe për ndihmën ekonomike.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se ky fond shërben për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkoj i pangrënë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjmë në Vitin e Ri dhe në festa.

Ministri Veliaj njoftoi edhe për fushatën “Shqipëria dhuron”, një nismë që fton të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, etj., që të japin nga bujaria e tyre për njerëzit në nevojë.



Deklarata për media e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Siç e dini, kemi kaluar një situatë jashtëzakonisht të vështirë për çështjen e pagesave të aftësisë së kufizuar dhe për çështjen e ndihmës ekonomike, një situatë e cila u përshkallëzua në qershor, gjatë muajit të zgjedhjeve.

Siç e dini fare mirë, ritmi i rritjes së numrit të njerëzve që kanë përfituar padrejtësisht nga pagesat për aftësinë e kufizuar dhe pagesat për ndihmën ekonomike është disa herë më i lartë se ritmi i njerëzve që aksidentohen dhe marrin aftësi të kufizuar në Irak dhe në Afganistan.

Kemi filluar një proces shumë të rëndësishëm, i cili ka përparuar me faktin që qindra njerëz, sidomos administratorë socialë, anëtarë të Këshillave të Komunave dhe të Bashkive apo mashtrues ordinerë, siç do t’i quaja, janë sot përpara drejtësisë për abuzimet me këto skema. Aktualisht vetëm në qarkun e Tiranës, në Paskuqan, sapo kemi denoncuar 623 raste, abuzues dhe administratorë që janë përfshirë në këto abuzime. Kemi bërë të njëjtën gjë në Elbasan. Kemi bërë të njëjtën gjë në Fier dhe do të vazhdojmë deri sa të pastrojmë skemën.

Megjithatë, unë jam shumë i ndërgjegjshëm që teksa skema merr kohën e vetë për t’u pastruar dhe të gjitha këto procese zgjasin në rrugën e tyre ligjore. Por ne na duhet që të gjejmë një zgjedhje sa më afatshkurtër, që të sigurohemi që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë për ndihmë ekonomike, në nevojë për pagesën e aftësisë së kufizuar, në nevojë për një kujdestar, në nevojë për pagesën higjeno-sanitare, në pamundësi për të kryer vetë nevojat jetike ta ketë këtë mundësi. Ne kemi marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh, 1.8 miliardë lekë, për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkojë i pangrenë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjnë në Vitin e Ri dhe teksa hyjnë në festa.

Ky është një lajm shumë i mirë.

Është një përpjekje kolosale për të gjetur këto fonde. Në momentin kur kemi ardhur në qeveri dhe kemi gjetur 96 % të fondit të shpenzuar për qëllime elektorale. Duke pasur parasysh këtë, na u desh që të merrnim një masë emergjente, siç ishte ajo e Aktit Normativ, për të kaluar këtë buxhet prej 1.8 miliardë lekësh.

Ajo që dua t’ju bëj me dije është që kjo nuk mjafton, sepse nevojat në Shqipëri gjithashtu nuk mjaftojnë. Kemi filluar një fushatë që quhet “Shqipëria dhuron”. Është një mënyrë për të përfshirë Shërbimin Social Shtetëror, për të përfshirë Zyrën me Komunitetet e Besimit, Komunitetin e Kulteve, për të përfshirë të gjithë Organizatat Joqeveritare apo grupet e biznesit që kanë mundësi të japin nga bujaria e tyre për ata që kanë nevojë. Ndaj, megjithëse qeveria bëri detyrën e saj, - në një kohë rekord mbajti premtimin për të shlyer të plotë pagesën e dhjetorit, që askush të mos shkojë në festa pa pasur këto të holla të rëndësishme në xhep, - ne duam gjithashtu t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, atyre që kanë mundësi, të dhurojnë një rrogë, të dhurojnë një vakt, të dhurojnë një palë tesha, të dhurojnë një paketë mësimore për fëmijët në nevojë.

Të përdorim të gjithë atmosferën e festive si një kohë ku secili bën detyrën; Qeveria bën detyrën e saj, por edhe ne si qytetarë të përfshihemi te “Shqipëria dhuron”.

Ju faleminderit të gjithëve! Më vjen mirë që arritëm të japim një lajm të mirë.

Falenderoj shumë të gjithë ata grupe të shoqërisë civile që përfaqësojnë shoqatat e njerëzve me aftësi të kufizuar për mirëkuptimin dhe për bashkëpunimin.

Dua të theksoj që ky ishte viti më i vështirë, por edhe viti i parë kur ne nuk patëm një protestë kundër qeverisë. Arritëm të kuptonim se kur qeveria thotë të vërtetën dhe kur qeveria bën maksimumin, e gjen mirëkuptimin me qytetarët e vetë.

Falendëroj, gjithashtu, Ministrinë e Financave dhe të gjithë ministritë e tjera që u përfshinë në transferimin e fondeve të pashpenzuara ose të destinuara për fusha të tjera, që të kishim mundësi të realizonim këtë histori suksesi.

Faleminderit të gjithëve!

KOMENTE