English

Shqipëria sot kandidate e BE-së apo jo?

Këshilli i BE-së do të mblidhet sot për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes informale të ditës së hënë, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar për Shqipërinë, por nuk morën ndonjë vendim.

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec u shpreh optimist për një vendim pozitiv të martën për statusin kandidat.

“Unë mund të them se të gjithë ministrat e Jashtëm me të cilët kam biseduar e mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. Edhe kur flas me ta në mënyrë informale, ministrat vlerësojnë se Shqipëria është e përgatitur për të qenë kandidate në Bashkimin Europian, për shkak se zgjedhjet parlamentare ishin shumë të mira”, tha ai duke folur për “Top Channel”.
8 vende të BE-së pro marrjes së statusit nga Shqipëria
Ndërkohë 8 vende anëtare të Bashkimit Europian i kanë kërkuar Lituanisë si vend që mban Presidencën e radhës së BE si dhe Komisioneres së lartë për politikë të jashtme, Katherinë Ashton, që Shipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat.
Letra e firmosur nga Ministrat e Jashtëm të 8 vendeve të Unionit është dorëzuar një ditë para se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian të marrë vendimin për dhënien apo jo të statusit të vendit kandidat për vendin tonë.
Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë , Irlandës dhe Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.
Letra vë në dukje se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme referuar procesit elektoral të 23 qershorit, hapa për të cilat ka marrë vlerësim edhe nga Komisioni Europian.
Tetë vendet që dalin krah Shqipërisë i bëjnë apel Bashkimit Europian se dhënia e statusin kandidat për vendin tonë do të inkurajonte Tiranën zyrtare për të punuar më shumë e për të mbajtur lart ritmin e reformave, ndërsa do të dërgonte një sinjal pozitiv e të fortë për vendet e tjera kandidate potenciale që puna e madhe që po bëjnë në këtë drejtim do të shpërblehet.

“Ndaj besoj se nesër (sot) do të marrim vendim pozitiv për Shqipërinë, e po kështu dhe në samitin e kryeministrave europiane në fund të javës. Mendoj se ju keni shanse të mira. Vura re se dhe zonja Ashton e mbështet gjithashtu statusin kandidat për Shqipërinë.”

Njësoj vlerësoi dhe zv.kryeministrja kroate, Vesna Pusniç, e cila argumentoi se pavarësisht hezitimit nga disa shtete të rëndësishme anëtare, pjesa dërrmuese e BE-së e mbështet kandidaturën e Shqipërisë.

"E di që ka qëndrime të ndryshme. Ne e kemi marrë mbështetjen nga shumica dërrmuese e shteteve që t’i jepet që tani statusi i kandidatit, por është fakt se ka shtete të mëdha që janë skeptike ndaj këtij vendimi në këtë moment. Ne e dimë nga përvoja jonë se nga statusi deri te nisja e negociatave e pastaj deri te anëtarësimi është një proces shumë i gjatë. Por për momentin mendojmë se do të ishte një vendim i duhur, duke patur parasysh një gjeneratë të re të politikës në Shqipëri, e cila ka qasjen e duhur për këtë punë. Do të ishte e dobishme që t’i jepet statusi jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë rajonit", tha Pusniç.

KOMENTE