Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taksa progresive zyrtarisht. Ja si llogariten
English

Taksa progresive zyrtarisht. Ja si llogariten

Ministri për Zhvillimin Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka bërë publike taksën progresive që nis të aplikohet për të gjithë të punësuarit, që nga data 1 janar 2014. Sipas Ahmetajt, aplikimi i taksës progresive rikthen pagën e 13-të për të gjithë të punësuarit pasi i lehtëson ata nga barra fiskale. "Që nga data 1 janar, 97 për qind e të punësuarve do të paguajnë më pak. Taksa progresive është bekim për shtresën e mesme dhe shtresën në nevojë. Lirohen nga ngarkesat fiskale e 10 përqindëshit 338 872 të punësuar", tha ministri. Ahmetaj sqaron se ndryshe nga taksa e sheshtë, me taksën e re, nuk paguajnë taksa të punësuarit me pagën nën 30 mijë lekë. Ndërkohë që ata me pagë 30 mijë lekë apo të tjerë dhe me shumë se kaq, si mësuesit, infermerierët, mjekët, edukatorët etj, do të paguajnë më pak sesa 10 %, që ishte taksa e sheshtë e Qeverisë 'Berisha'.

"Një pagë prej 30.700 lekë, që është paga e ulët e të punësuarve, me taksën e sheshtë paguante 3 074 lekë, ngarkesa fiskale ka qenë 10 për qind e drejtpërdrejtë. Me taksën progresive, ngarkesa fiskale është vetëm 0.31 për qind, pra do të paguajë vetëm 95 lekë. Nëpërmjet kësaj mase, kjo shtresë kursen 35 737 lekë, pra një rrogë. Ne i kthejmë kësaj shtrese, pagën e 13-të", theksoi Ahmetaj. Pagat mujore 130 mijë lekë do të paguajnë me taksën progresive, të njëjtën masë sa paguanin me taksën e sheshtë. "Taksa barazohet me 10 për qind në nivelin 130 mijë lekë të vjetra. Dhe të gjitha pagat mbi 130 mijë lekë fillojnë dhe gradualisht dhe paguajnë më shumë taksa, ashtu siç ne kemi pasur premtimin, kush fiton më pak, paguan më pak", tha Ahmetaj.

Efektet në buxhet

Sipas përllogaritjeve efekti i këtij ndryshimi në buxhet është minus 1.5 miliardë lekë. 56% e të punësuarve në Shqipëri i përkasin fashës së parë me 0 % tatim; mbi 40% e të punësuarve i takojnë fashës së dytë, ku norma efektive e taksës ulet nga 10% në kufijtë 2.4% deri në 9.8%; dhe vetëm 3% e të punësuarve i përkasin fashës së tretë, të cilëve u rritet norma efektive e taksës.

Përllogaritja

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të pagës, mbështetet në dy shtylla kryesore. Për të gjitha rrogat deri në 30 mijë lekë tatimi mbetet 0%. Për të gjitha rrogat nga 30 001 lekë deri në 130 000 lekë, tatimi bëhet 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 mijë lekë. Pra, jo 13% e rrogës, por 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 mijë lekë. Kështu për rrogën 50 mijë lekë tatimi që paguhet sot është 10%, në vlerë 5 mijë lekë Tatimi i ri do të jetë: 13% e shumës së krijuar nga diferenca 50 mijë – 30 mijë, 13% e 20 000 që arrin në vlerën 2 600 lekë. Për këtë rrogë, tatimi do të zërë realisht vetëm 5.2% të rrogës nga 10% që është sot, ose 2 400 lekë më pak në muaj. Ndërsa për të gjitha rrogat mbi 130 001 lekë, tatimi bëhet 13 mijë lekë plus 23% e diferencës mes rrogës dhe shumës 130 mijë lekë; pra jo 23% e rrogës por 13 000 lekë plus 23% të diferencës mes rrogës dhe shumës 130 mijë lekë. Për shembull për rrogën 140 mijë lekë tatimi që paguhet sot 10%, në vlerë 14 mijë lekë. Tatimi i ri do të jetë 13 mijë + 23% të 140 mijë - 130 mijë, 13 mijë + 23% të 10 mijë, 13 mijë + 2 300 dhe arrin në vlerën 15 300 lekë. Për këtë rrogë, tatimi do të zëre realisht vetëm 10.9% të rrogës nga 10% që është sot (rritja 0.9%), ose 2 300 lekë më shumë në muaj.

Prioritetet, ja cili merr më tepër para

1. Bujqësisë do t’i shtohen fondet me 1.9 mld lekë, nga të cilat 1 mld lekë investime dhe shtesa prej 600 milionë lekë për fondin e kompensimin të fermerëve nga heqja e TVSH-së inputeve bujqësore.

2. Arsimit do t’i shtohen fondet me 1.4 mld lekë nga të cilat rreth 0.8 mld pajisje të reja për shkollat.

3. Shëndetësia do ketë 1.6 mld lekë më shumë fonde ku 0.5 mld pajisje për spitalet dhe 1 mld investime.

4. Policisë së Shtetit do t’i shtohen fondet me 0.9 mld lekë për të përmirësuar mbështetjen e rendit.

5. Mbrojtja sociale do të marrë të gjitha fondet e nevojshme për të mbuluar disa vonesa si dhe nevojat e 2014-s.

6. Për vitin 2014 është shtuar edhe fondi prej 1.1 miliardë lekë, si kompensim për shtresat në nevojë, në mbështetje të politikave të reja lidhur me uljen e TVSH-së për energjinë, për shportën e ushqimeve, etj.

7. Niveli i investimeve publike është më i lartë se ai i vitit 2012.

8. Do shlyhen detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit për punë dhe shërbime publike të kryera, si dhe rimbursim i TVSH-së dhe tatim fitimit prej 35 miliardë lekë.

9. Pushtetit lokal i është rritur granti i pakushtëzuar me 1 mld lekë dhe fondet e investimeve në infrastrukturën rurale me 3.8 mld më shumë. Komunat dhe bashkitë marrin më shumë se sa në vitin 2013 si vit elektoral.

10. Pensionet me gjithë problemet e skemës aktuale do të rriten. Parashikimet janë bazuar në tregues makroekonomikë të konsultuar dhe të mbështetur nga FMN dhe BB. Është hequr dorë nga parashikimet jorealiste dhe nga euforia e tepruar e shifrave të paverifikuara. Ky buxhet është hartuar për një periudhë tremujore me ekspertët e FMN-së dhe BB-së dhe gjithë aktorët e tjerë institucionalë të qeverisë.

Kontributet shëndetësore

Rreth 73 mijë të vetëpunësuar në Shqipëri nga prilli 2014 do të paguajnë më pak kontribute shëndetësore. Ata do të paguajnë kontributet shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, nga 7% e pagës minimale që paguajnë aktualisht, ndërsa për të vetëpunësuarit hiqet tavani i llogaritjes së kontributeve shëndetësore me pesëfishin e pagës minimale. 2-Të punësuarit do të paguajnë 1.7 % të pagës nominale. Nga kjo masë buxheti i shtetit përfiton 900 milionë lekë. 3. Barnat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më të lira për pacientin shqiptar. Përjashtimi nga TVSH i barnave dhe shërbi- meve shëndetësore që, aktualisht, kanë TVSH 10%, do të sjellë një ulje më shumë se 10% të çmimeve të barnave, sepse ky përjashtim do të shoqërohet me gjithë reformën e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për spitalet dhe klinikat shtetërore dhe ato private. (Kjo masë hyn në fuqi më 1 Prill 2014.) Paketa e masave parandaluese të moskrijimit të detyrimeve të reja të papaguara për vitin 2014 është prioritet për garantimin e rivendosjes së stabilitetit makroekonomik. Këto masa, të shoqëruara me masat dhe procedurën për ripagimin e borxhit të fshehur, janë veçori për buxhetin e vitit 2014.

KOMENTE