English

7 deputetët e rinj. Emrat

Janë miratuar nga KQZ-ja dhe 7 emrat e rinj të deputetëve që do të zëvendësojnë ministrat e kabinetit Rama.

Emrat që zëvendosojnë ministrat janë:
Anduel Xhindi, zëvendëson Ilirjan Celibashin,
Adelina Rista zëvendëson Eglantina Gjermenin,
Vladimir Kosta zëvendëson Erjon Veliaj
Miranda Rira zëvendoson Edmond Haxhinaston,
Enkeleda Shkreli zëvendëson Milena Hariton,
Klajda Gjosha zëvendesohet nga Kejdi Mehmetaj,20-vjeçarja që është edhe më e reja që hyn në Kuvend.

Shtatë ministrat e kabinetit “Rama, përkatësisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan dje pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit duke përmbushur një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe në këtë mënyrë ministrat përqëndrohen në rolet e tyre ekzekutive.

KOMENTE