Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kryeqytetit mbrëmjen e kaluar ka kryer disa arrestime. Emrat
English

Policia e Kryeqytetit mbrëmjen e kaluar ka kryer disa arrestime. Emrat

Operacioni “Fund Marrëzisë”, po vijon në të gjithë qarkun dhe strukturat e Policisë së Kryeqytetit maksimalisht i angazhuar.

Në kuadër të këtij operacioni, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Organizim i Llotarive të Palejuara» dhe « Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara », dhe “Transportimi i mallrave kondrabandë” parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Sa sipër, nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar, ka filluar proçedimin penal për shtetasin Arbër Sherif Kasa, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Proçedimi ndaj tij filloj, sepse në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, nga kontrolli i ushtruar në një ambjent bar kafe dhe Top – Bast, i janë gjetur dhe më pas sekuestruar në cilesinë e proves materjale 10 makineta lojrash fati APEX, të cilat ishin të pa rregjistruara dhe të pa çertifikuara. Po ashtu është sekuestruar dhe një tavolinë pokeri. Sendet e sekuestruara u lanë në ruajtje në ambjentet e makazinave të Njësisë së Lojrave të Fatit Tiranë.

2. Më datë 18.12.2013, nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar u arrestuan në flagrancë shtetasit :

-Luli Pandeli Kolagji, 36 vjeç, banues në Tiranë,
- Romeo Llazar Papamihali, 44 vjeç, banues në Tiranë,

Sepse më datë 18.12.2013, rreth orës 07.00, në Bulevardin “Zogu i Parë”, gjatë kontrollit që është ushtruar në autobuzin e linjës Tiranë –Athinë me targa AA 008 AV, në pronësi të firmës “Klid Ballkan”, me drejtues mjeti shtetasit e mësipërm, është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre me një sasi prej 200 xhupash për meshkuj dhe femra të markes “Linda Moda” dhe “Fashion Dres Sport”, të fshehura në bagazhin e autobuzit që ato drejtonin nga Greqia për në Shqipëri, për të cilët nuk posedonin asnjë dokument tatimor.

Materialet i’u kalojan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Kontrabandes me mallrat e tjera”, parashikuar nga neni 174 Ii K.P.

3. Më datë 18.12.2013, u ekzekuta Vendimi Penal Nr.1530, datë 13.12.2013, i Gjykatës së Rrethit Gjyqsorë Tiranë ndaj shtetases Luljeta Ali Karaosmani, 42 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Fallsifikim të dokumentave nga personi që ka për detyrë të lëshoj dokumentin”, parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal.

4. Më datë 19.12.2013 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar, u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet hetimore për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga nenet 143 K.Penal.

Filloj procedimi penal në gjendje të lirë ngarkim të shtetasit Hajdin Nesim Zyberaj 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij është depozituar një kallzim penal nga shtetasja L.B, 26 vjeç, I cili deklaron se, shtetasi Hajdin Zyberaj duke qëne në detyrën e administratorit të një shoqerisë “DINI 2009” shpk, përmes mashtrimit i ka premtuar se do ta paiste me një apartament banimi duke I marrë shumë prej 21 000 euro.

Nga hetimet e kryera, rezuloi se po këtë banesë e ka pronotuar me kontratë shitje edhe një tjetër shtetaseje. Shtetasi Hajdin Zyberaj pasi ka kryer këto veprime dhe ka marrë shuma të konsisderueshme parash është larguar dhe aktualisht është shpallur në kërkim policor. Materjalet i kaluan për kopetencë Prokurorisë Pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.

1. Më datë 18.12.2013, rreth orës 17.30’ në fshatin Prezë Tiranë, është plagosur me armë zjarri shtetasi Shefqet Ymer Kajmaku, 54 vjeç, banues në fshatin Prezë.
Ky shtetas është plagosur me armë zjarri, nga dy shtetas përgjatë momenteve që ka qënë duke hipur në automjetin e tij, tip “Benz” me targa TR 9696 R.
Autorët, pasi e kanë plagosur shtetasin Shefqet Kajmaku i kanë vjedhur automjetin. Nga strukturat e Policisë së Tiranës, është formuar një grup i posaçëm hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht për të identifikuar dhe dokumentuar tërësisht këtë ngjarje.
Njëherazi, materiali proçedurial hetimor i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhje e realizuar në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88/25, 278/2, 134 i K. Penal.
2. Me datë 18.12.2012, ora 23.10’ nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Muzgu” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Florenc Hysni Vishkurti, 32 vjeç, lindur komuna Shëngjergj dhe banues në Babrru- Kodër,
- Gentian Ilir Dusha, 23 vjeç, banues në Babrru - Kodër,
Këto shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjendën 10 kg 140 gramë lëndë narkotike e dyshura Cannabis Sattiva.
Nga hetimi i kryer ndaj tyre, ka rezultuar se këto shtetas janë të implikuar në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
3. Më datë 18 Dhjetor 2013 ora 10.00’ nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi Ndriçim Nazif Koka, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën “Artan Lenja” është kapur në flagrancë, duke qarkulluar me një motor tip “Jamaha”, të cilit me vete i është gjetur një qese si ato të farmacive, ku brenda saj kishte bimë të thatë e dyshuar si bimë narkotike e llojit Cannabis-Sattiva.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 291 të K.Penal.
4. Më datë 18.12.2013, rreth orës 06.00, ne fshatin Mëzez-Tiranë, u bë e mundur kapja shtetasit në kerkim Artur Thanas Rumbullaku, 43 vjeç, banues në Mëzes-Tiranë.
Kapja e tij e bë pasi me datë 26.11.2013, rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr.6, Tiranë, është paraqitur shtetasi B.K, përgjegjës në një pikë karburanti, i cili ka depozituar një kallzim se më datë 24.11.2013 punonjësi Artur Rumbullaku dyshohet se ka vjedhur me anë të mashtrimit paratë e xhiros ditore në shumën prej 12000 lekë. Vepra Penale e vjedhje me anë të “Mashtrimit". Neni 143 i K.Penal.
5. Më datë 18.12.2013, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim shetasit Lorent Gjon Nikolli, 26 vjeç, banues në Institut Bujqësor Kamëz, Tiranë.
Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar Urdhërin e datës 06.12.2013, për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 558 datë 07.05-2013, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e pasurisë mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134/1-22 i K. Penal.
6. Më datë 18.12.2013, po nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi Edmir Ismail Lisha, 26 vjeç, banuues në Tiranë, sepse pranë Pallatit të Kulturës është kapur në flagrancë, duke dhunuar fizikisht shtetasen E.H, të cilën prej disa kohësh e përndiqte, duke i sjellë shqetësime.
Materiali do t’i dërgohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121 i K.P.
7. Më datë 19.12.2013 ora 04.00, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Mehmeti, 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 01.10 në Mjull Bathore, Farkë, dyshohet se ka vjedhur shumën prej 186.500 lek dhe 95 euro, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, në banesën e dajës së tij. Materiali do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes”. Neni 134 i K.Penal.
8. Më datë 18.12.2013, nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Gjelosh Ndue Gjoni, 53 vjeç, banues në Babrru Shpat, Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 11.30, në ambjentet e punës së tij në godinën e Inxhinerisë së Ndërtimit, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e degës së hotelerisë pranë Fakutetit të Inxhinerisë së Ndertimit shtetasin A.H.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyres”, parashikuar nga neni 237 i K. P
9. Më datë 18.12.2013, nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë ka filluar proçedimi penal ndaj shtetases E.Kamberi, 32 vjeç, banuese në Tiranë, sepse djali i saj i mitur me inicialet R.A, 13 vjeç, ka kryer një telefonate të rreme në salla operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, duke treguar se në ambjentet e shkollëss private "EUROVIZION", në rrugën 'StavriThemeli", ishte vendosur një dinamit.
U kryen veprimet e para dhe nga deklarimet e mara rezulton se i mituri me inicialet R.P. në prezencë të psikologes dhe nënës, e ka kryer këtë veprim sepse ka qënë i mërzitur në shkollë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, per vepren penale të "Njoftimi i rreme në organet e rendit ", parashikuar nga neni 272 i K. P.
10. Më datë 18.12.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Armando Halim Gurzi 23 vjeç, banues në Kamzës, Tiranë.
Arrestimim I tij u krye sepse në ambjente të një lokali i ka vjedhur telefonin e markes “Iphone-4” një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale u bë i mundur sekuestrimi i telefonit. Materialet i’u kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, per vepren penale të "Vjedhjes”. Neni 134 i K.P
11. Më datë 18.12.2013, filloi proçedimi penal nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, ndaj shtetasit Resmi Nebi Nika, 30 vjec, banues në fshatin Ibë Tiranë, sepse rreth orës 10.30, tek sheshi “ Karl Topia”, për motive të castit, ka goditur me grushta duke e thyer plotesisht xhamat e automjetit tip “Mercedez Benz”, me targa TR 7255 G, në pronësi të shteasit N.Ç.
Materialet proçeduriale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.P.
12.Më datë 18.12.2013, Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, filloi proçedimi penal, ndaj shtetasve :
- A. Doda, 17 vjec, banues në Tiranë,
- I.Dedja, 17 vjeç, banues ne Tiranë, sepse rreth orës 18.00, në Rrugën e Durrësit, për motive të castit, kanë goditur me sende të forta një bashkëmoshtarin e tyre. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”. Neni 89 i K.P.
13. Më datë 18.12.2013, po nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi S.Llaha, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka bërë kallëzim se rreth orës 17.30, ne afersi të “Hotel Tirana” duke ecur i vetëm në këmbë, dy persona nën kërcënimin e nje armë zjarri pistoletë, i kane vjedhur shumën prej 14.500 lekë.
Nga verifkimet e bëra rezultoi se ky shtetas i kishte shpenzuar, duke lujtur në një kazino në në fshatin Kashar, Tirane.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Kallezmit të rremë”. Neni 305 i K. Penal.
14. Më datë 18.12.2013, nga Komisariati I Policisë Nr.1 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Mehmet Nikoçi, 39 vjeç, banues në Tirane sepse rreth orës 17.40, në rrugën “Dervish Hima”, është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me targe CX 501 FZ, në gjendje të dehur dhe pa Leje Drejtimi. U bë sekuestrimi ne cilesine e proves materjale i mjetit.
Materialet i’u kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor“. Neni 290 i K.P
15. Më datë 18.12.2013, po nga ky komisariat, u arrestua në flagrancë shtetasi Spiro Aristotel Kano, 44 vjeç, banuues në Tiranë, sepse në rrugën “Papa Gjon Pali II”, është kapur në flagrancë me një thikë, e cila sipas aktit te ekspertimit ka rezultuar armë e ftohtë.
Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”. Neni 279 K.P
16. Më datë 19.12.2013, Sektori i Kërkimit, në Kodër-Kamëz ka bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërëkim të shtetasit : Artur Zef Marku, 16 vjeç, banues në Tiranë, Instituti Bujqësor-Kamëz, i dënuar më parë.
Shtetasi Artur Marku ishte person në kërkim pasi Prokuroria Rr.Tiranë ka dërguar Urdhërin e dt.06.12.2013 për ekzekutimin e vendimit penal nr.625 dt.21.05.2013 të Gjykatës Rr.Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për V.Penale : "Vjedhje" parashikuar nga neni 134/1 i K.Penal.

KOMENTE