English

2014-a. 1210 punonjës më pak

Në vitin 2014 administrata buxhetore do të shënojë 1210 punonjës më pak kundrejt vitit pararendës. Po të krahasojmë vlerat në vitin 2013 dhe 2014, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve te Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria Financave dhe Avokati i Prokurimeve.

Numri i Buxhetorëve është shkurtuar në mënyrë graduale në katër vitet e fundit. Ndërkohë dy ministri të reja si Ministria e Energjetikës dhe Industrisë si dhe ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit kanë përkatësisht nga 533 dhe 617 punonjës në vartësi, raporton “Open Data Albania”.

Ndërkohë mbetet e paqartë organika e Avokatit të Prokurimeve, institucion buxhetor me 14 të punësuar në vitin 2013, por që nuk është i shënuar si subjekt më vete në tabelën strukturë e punësimit për vitin 2014. Shtesë të stafit ka tek Ministria e Arsimit dhe Sporteve; Ministria e Integrimit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Këshilli Ministrave, Kuvendi. Edhe institucione të tjera të pavarura si, Inspektoriati i Lartë Kontrollit të Deklarimit të Pasurive, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor kanë pësuar rritje të punonjësve nga viti 2013 në vitin 2014.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë do të jenë dy ministritë me shkurtime më të mëdha të stafeve nën vartësi. Në organikën e mbrojtjes në vitin 2014 do të paguhen 690 punonjës më pak, ndërsa në atë të Drejtësisë 570 punonjës buxhetor do të detyrohen të dalin nga sistemi. Tkurrje do të shënojë edhe sektori i shëndetit publik pasi në 2014-ten janë parashikuar 346 vende pune më pak kundrejt viti pararendës.

Raporti ka hulumtuar mbi numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2014. Të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Institucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejt apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit.

Hulumtimi ka zbardhur edhe tkurrjen e të punësuarve në sektorin buxhetor që është parashikuar për vitin 2014 kundrejt 2013-s. Gjithashtu janë evidentuar edhe institucionet ku do të ketë më pak të punësuar.

SHISH “maskon” kërkesën për 53 milionë lekë shtesë

Pasi siguroi një rritje të financave, SHISH- i kërkoi sërish dje një rritje prej 53 milionë lekësh për të mbuluar aktivitetin tyre. Sipas propozimit të bërë dhe nga Komisioni i Sigurisë, u kërkua që “të rivlerësohet një rritje në total prej 53 milionë lekë për SHISH-in , në zërin e pagave pasi gjykon se projektbuxheti i vitit 2014 nuk e mbulon të gjithë veprimtarinë e punës së këtij shërbimi sipas organikës përkatëse.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në funksion të rritjes së angazhimeve në plotësimin me sukses të objektivave të këtij institucioni, kërkon mbështetje financiare për shtesë në limitin e parashikuar në këtë projektbuxhet për këtë shërbim”. Por nga diskutimet në Komisionin e Ekonomisë, doli qartë se shtesa e kërkuar për paga, ishte vetëm një “maskim”, pasi në realitet ata e kërkonin për blerje të pajisjeve dhe ristrukturim të teknologjisë.

Edhe deputeti socialist, Arben Çuko u shpreh kundër këtij propozimi, gjë që u mbështet edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar propozimin. “Unë kam qenë relatori për institucionet e sigurisë. Nga vjet, buxheti i SHISH i shtohen 12.5 si total dhe në lekë 168 milionë lekë. Kështu që unë mendoj që ky 53 milionë lekësh është shumë më tepër. Të gjithë kanë nevojë për para, por të marrësh parasysh që 12.5 për qind shtesë dhe aq më tepër që ata kërkuan faktikisht në komision para për të bërë mirëmbajtje të sistemit teknologjik të tyre. Nuk kërkoi njeri fare për pagat”, tha Çuko/Shekulli/.

KOMENTE