Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrohet me armë dhe thikë 12-vjeçari shqiptar në Suedi
English

Masakrohet me armë dhe thikë 12-vjeçari shqiptar në Suedi

Një hakmarrje “alla shqiptarçe” e kanë quajtur masakrimin me armë dhe thikë të djalit 12-vjeçar, të njërit prej të burgosurve që tentuan të arratisen nga burgu i Drenovës.

Djali 12-vjeçar i të burgosurit Admir Tafilit është plagosur rëndë në Suedi, ku ka marrë azil, duke u qëlluar me armë dhe çarë me thikë nga person/a ende të paidentifikuar. 12-vjeçari shkruan "Shekulli",është ende në gjendje kritike për jetën. Mediat suedeze e lidhin krimin me një hakmarrje për shkak të historisë së krimeve të babait dhe xhaxhait të tij që ndodhen të dy në burg.

Lajmi në gazetën suedeze

Armiqësia brutale dhe e zgjatur mes dy familjeve shqiptare mund të jetë pas tentativës për vrasje të djalit 12-vjeçar të Admir Tafilit, në Boras të Suedisë pak ditë më parë.

Sipas mediave suedeze djali i Tafilit, u gjet i rrahur keq në zonën Boda/Hässleholmen në Boras. Ishte ora 16:30 në prag të Vitit të Ri, kur djali u gjet i plagosur rëndë në një stacion autobusi në Boras. Ai kishte tri të shtëna dhe përveç kësaj ishte therur keq në qafë, diçka që policia nuk ka dashur ta konfirmojë.

Një revistë dhe një thikë janë gjetur gjithashtu në këtë zonë.

Ndërkohë djali dymbëdhjetë-vjeçar është në spital dhe të enjten mjekët e përshkruan gjendjen e tij ende si serioze, por të qëndrueshme. Hetuesit shpresojnë se do të jenë në gjendje për të biseduar me të pas disa ditësh, për të mësuar më shumë për autorët e krimit të rëndë. Ende nuk ka dyshuar ose të arrestuar për atentatin ndaj tij. Policia ka nisur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa po merr në pyetje dëshmitarë. Policia ndër të tjera tha se një njeri në moshën 20-25 i veshur me jelek reflektues ishte parë në zonë në kohën kur krimi ka ndodhur. Sipas dëshmive ai poshtë kishte i veshur rroba të zeza me flokë të shkurtër.

Është një histori e gjatë që duhet të ketë filluar 10-15 vjet më parë në vendin e origjinës, Shqipëri.

Babai i djalit dhe xhaxhai janë në burg për vrasjen e dy vëllezërve. Për shkak të një hakmarrje mbi dy vëllezërit, nga ana tjetër, është vrarë gjyshi i 12-vjeçarit rreth pesë vjet më parë.

Familja e 12-vjeçarit kishte kaluar në Suedi tre vjet më parë. Ata kërkuan azil për arsye sigurie në Suedi.

Ndër të tjera, shtëpinë e familjes e kanë hedhur në erë në vitin 2012. Askush nuk ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, por shkatërrimi ishte i madh.

Disa muaj më parë babai i 12-vjeçarit u arratis nga burgu i Drenovës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, por nuk mundi të dalë nga vendi, ai është arrestuar nga policia lokale në një depo të vjetër në një qytet të afërt.

KOMENTE