Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 mijë euro për identifikimin e babagjyshëve të 24 dhjetorit 2013
English

10 mijë euro për identifikimin e babagjyshëve të 24 dhjetorit 2013

“Në vijim të njoftimit të datës 24.12.2013, ku në ambientet e qendrës tregtare në Tiranë, nën kërcënimin e armës ndodhi vjedhja me armë e një dyqani argjendarie, ju bëjmë me dije se, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”.

Kështu ka njoftuar policia e shtetit në një njoftim për mediat. Njoftimi ka erdhur si rezultat i ndihmës që policia kërkon prej qytetarëve për shkak të shkallës së vështirësisë në identifikimin e autorëve, të cilët ishin veshur si babagjyshë dhe kamerat nuk tregojnë qartë fytyrën e tyre.

Dyshimet bien se autorët mund mund të jenë nga Kosova, Lezha apo Laçi pasi theksi i përdorur gjatë grabitjes i përngjan këtyre zonave.

KOMENTE