English

CEZ: Nga ora 07:00 deri në orën 09:00 do të stakohet energjia elektrike

“CEZ Shpërndarje” bën të ditur se nesër, me dt. 07/01/2014 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të stakohet energjia elektrike në transformatorin 1 në nënstacionin Tirana 135/6 kv. Specialistët e ‘CEZ Shpërndarje’ gjatë kësaj kohe do të punojnë për të eliminuar rrjedhjen e vajit në transformator, si dhe do të bëjnë plotësimin e tij.

Për shkak të kësaj ndërhyrje të domosdoshme do të ketë shkëputje të përkohshme të energjisë elektrike nga ora 07:00 deri në orën 09:00 në rrugën e Durrësit, rr. Muhamet Gjollesha, UEM, rr. Babë Rexha, Fabrika e Biskotave, rr. Kongresi i Lushnjes, rr. Ndre Mjeda, rr. Mine Peza, rr. Manastiri i Ri, rr. Hysni Gerbolli, rr. Don Bosko, si dhe në zonën rreth pallatit të sportit Partizani në Tiranë”, -bën të ditur CEZ, nëpërmjet një njoftimi për mediat.

KOMENTE