Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiten kambistët në Durrës. Grabitësit me uniformë ushtarake
English

Grabiten kambistët në Durrës. Grabitësit me uniformë ushtarake

Krimi i rrugës ka goditur sërish qytetin bregdetar të Durrësit, ku dy kambistë janë grabitur mëngjesin e së martës në vendin e tyre të punës.
Ngjarja ka ndodhur te tregu i valutës, te sheshi "Pranvera" në Durrës, ku tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë tip “Land Rover” me targa angleze, të veshur ushtarak kanë zbritur dhe u janë afruar kampistëve duke i goditur me shkopa bejsbolli.

Nga rindërtimi i ngjarjes, policia ka mësuar se, Edmond Sallaku, i cili është edhe kambisti që ka mbetur i plagosur ka pasur edhe çantën me para. Në kohën kur janë sulmuar, dy kambistët e tjerë, Çuni dhe Lala, kanë bërë rezistencë, ndërsa Sallaku mësohet se është larguar me vrap.

Grabitësit duke parë largimin e tij, me një çantë në dorë, e kanë ndjekur atë dhe në momentin që e kanë arritur e kanë goditur me qytën e një arme të llojit kallashnikov dhe i kanë marrë shumën e parave, që ende nuk është mësuar se sa është.

Menjëherë sapo kanë marrë informacionin, forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar. Gjatë ndjekjes, autorët e grabitjes kanë përplasur edhe makinën e policisë në Sukth, në kohën kur uniformat blu ishin duke i ndjekur nga pas.

Kambisti i plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Policia po vazhdon hetimet.

KOMENTE