Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushqimi I femijeve 1-3 vjeç
English

Ushqimi I femijeve 1-3 vjeç

Foshnjet rriten perpara syve tane, - 7cm pothuajse cdo 3 muaj. Ne moshen 1 vjecare femijet fillojne te rriten me ritem me te ngadalte, vetem 7-10cm gjate gjithe vitit.

Nderkohe qe rritja ngadalesohet disi, ushqimi mbetet prioritet mbi prioritetet. Eshte koha kur prindrit duhet te ndryshojne taktike duke kaluar ne nje faze nga shishet dhe biberonet ne "indipendece"!

Vitet 1-3 vjec jane vitet e tranzicionit (sidomos 1-2 vjec), kur ata fillojne te mesohen me ushqime te tryezes dhe me shije dhe perberje te reja. Gjate vitit te pare qumeshti ka qene ushqimi kryesor per ta, ndersa tashme femijet kane nevoje per nje menu me te larmishme.

1
Sa shume ushqim duhet te hane?

Sipas moshes, peshes dhe aktivitetit fizik te cdo femije, ne moshen 1-3 vjec zakonisht nevojiten 1000 - 1400 kalori ne dite. Ne tabelen e meposhtme do te merrni ide per sa shume dhe cfare duhet te marre femija juaj ne menyre qe te permbushe nevojat e tij. Gjithsesi besojini edhe gjykimit tuaj personal si dhe kerkesave te femijes per te vleresuar nese eshte duke u ushqyer kenaqshem. Mos pretendoni qe te ushqehen cdo dite ashtu sic pretendoni ju. Kenaquni me nje mesatare te mire! Dhe mos harroni, stomaku i femijes tuaj eshte pothuajse sa grushti i tij, jo me shume!

Grupi I ushqimeve

Sasia Ditore

Mosha 1-2 vjec

Sasia Ditore

Mosha 3 vjec

Ndihme per porcionet

Drithra

3 porcione, kryesisht drithra te plota

4-5 porcione kryesisht drithra te plota

Nje porcion eshte: 1 fete e holle buke, ½ kupe drithra mengjesi, ose ½ kupe oriz I gatuar ose makarona te gatuara.

Zarzavate

1 kupe

1½ kupa

Perdorni filxhanin e cajit si mase. Servirini zarzavatet te buta, te prera ne caopa te vogla dhe te gatuara mire.

Fruta

1 kupe

1 kupe

Llogarisni sasine e nje fruit qe do te mbushte nje filxhan caji.

Qumesht

2 kupa

2 kupa

1 kupe eshte baraz me: 1 filxhan qumesht ose kos, ose 50gr djathe.

Mish & Fasule

2 porcione

3-4 porcione

1 porcion eshte baraz me: 30gr mish, pule ose peshk, ¼ kupe fasule ose thjerrza te gatuara, ose 1 veze.

Rendesia e qumeshtit

Qumeshti mbetet element mjaft I rendesishem ne ushqimin e femijeve. Qumeshti ofron calcium dhe vitamine D per te ndertuar kocka te forta. Femijet e moshes 1-3 vjec duhet te marrin afersisht 700mg kalcium dhe 600IU vitamine D ne dite.

Kjo sasi e kalciumit permbushet nese femija juaj arrin te marri keto 2 porcione bulmet qe kemi vendosur ne tabele me siper. Por, sasia e nevojshme e vitamines D nuk permbushet as deri ne gjysem. Akademia Amerikane e Pediatrise rekomandon marrjen e nje suplementi pre400IU ne dite per femijet qe pine me pak se 1 liter qumesht ne dite (pothuajse 4 gota).

Ne pergjithesi femijet nga 1-2 vjec duhet te marrin qumesht me yndyre te plote, e nevojshme kjo per rritje normale dhe zhvillim te trurit. Pas moshes 2 vjec, te gjithe femijet eshte mire te marrin qumesht me 1-2% yndyre.


Marrja e mjaftueshme e hekurit

Femijet e kesaj moshe duhet te marrin 7mg hekur ne dite. Pas moshes 1 vjecare femijet perballen me riskun e mungeses se hekurit dhe shfaqie te anemise.

Qumeshti I lopes eshte I varfer ne hekur.Duke pire shume qumesht lope femija mund te rrezikoje te shfaqe mungese hekuri. Arsyeja eshte se ata mund te ngopen me qumesht dhe te konsumojne pak ushqime me permbajtje hekuri. Gjithashtu qumeshti e pengon perthithjen e hekurit.

Mungesa e hekurit mund te kete efekt ne rritjen e femijes dhe te coje ne probleme te aftesise per te mesuar dhe sjelljes. Dhe mungesa e hekurit mund te coje ne shfaqien e anemise qe do te thote me pak rruaza te kuqe ne gjak, me pak oksigjen per organet dhe perfundimisht crregullim ne funksionin dhe zhvillimin e tyre.

Per te parandaluar mungesen e hekurit:

Kufizoni sasine e qumeshtit ne 700ml/dite
Servirini me shume ushqime te pasura ne hekur si mish te kuq, mish pule, fasule, thjerrza, peshk etj.
Se bashku me ushqimet qe permbajne hekur ofrojini dhe ushqime te pasura ne vitamine C si domate, portokalle, luleshtrydhe, kivi, brokoli etj. Ne kete menyre absorbohet me shume hekur.
Drithrat per femije qe jane te pasuruara me hekur mund te vazhdohen deri ne moshen 2 vjec.

Disa keshilla per tu mbajtur mend:

Ofrojini variacion dhe larmi femijes ne ushqim (pa e tepruar dhe e ngaterruar ate!)
Vendosni orare te rregullta per vaktet dhe respektojini cdo dite
Mos e tejkaloni sasine e 700ml qumesht ne dite
Mos e "ngopni" femijen me lengje (akoma dhe te shtrydhura), sepse I mbushni stomakun dhe nuk e lejoni te marre ushqime te tjera mjaftueshem
Fikeni televizorin gjate orarit te vakteve
Inkurajoheni femijen tuaj te ushqehet vete dhe te jete I pavarur ne ushqim
Mbani mend se ritmi I rritjes pas vitit te pare ulet shume dhe per kete arsye mos u shqetesoni kur te kaloje momentet e tij te refuzimit te ushqimit. Nese femija juaj eshte I lumtur, aktiv, duke u rritur dhe duke u zhvilluar normalisht, nuk ka asgje per tu shqetesuar!


Blerina Bombaj - dietologe klinike

KOMENTE