English

Durës. Donte të hidhej nga kati i pestë

Një person ka tentuar të vetëvritet, duke kërcënuar me hedhje nga lartësia, po ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë ka bërë të mundur shpëtimin e tij.

Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës, në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, në afërsi të ish-rajonit të policisë.

Forcat e shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, shoqëruar edhe nga zjarrfikëset, për të bindur personin të heqë dorë nga akti i vetëflijimit.

Ndërkohë, pas negociatave të shumta kanë ndërhyrë forcat speciale, të cilat kanë neutralizuar personin, të cilin e kanë shoqëruar në polici.

Nuk dihen ende arsyet të cilat e çuan personin të tentonte vetëvrasjen, ndërkohë që ai do të merret në pyetje nga efektivat e policisë për të zbardhur edhe motivet.

KOMENTE