Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fakte të vërteta për organizmin e njeriut
English

Fakte të vërteta për organizmin e njeriut

Këtu mundë ti lexoni 10 fakte mahnitëse rreth rritjes dhe trupit të njeriut.
1. Ne lindim përgjithesishtë me 350 kocka në skeletin tonë, por duke u rritur dhe moshuar, kockat ngjiten njëra me tjetrën duke rezultuar që ne të kemi vetëm 206 kocka si të rritur. 

2. Bebet kanë rreth 250ml apo një gotë me gjak i cili qarkullon nëpër trupat e tyre. Një njeri i rritur ka afërsishtë 4 litra gjak të cilin zemra e pompon në të gjitha indet si dhe për në mushkëri por edhe nga mushkëria tutje duke rrahur për një minutë 75 herë.

3. Ne shpërndajme mesatarishtë afro 600,000 pjesëza të lëkurës cdo orë. Deri sa ne plakemi, sasia e këtyre qelizave në total për një vit që bie është afërsishtë 680gr.Andaj një njeri me madhësi mesatare do humbë rreth 47 kg lëkurë për 70 vite jetë.

4. Interesante, truri dhe qelizat nervore janë qelizat e vetme në trup të cilat nuk mundë të rigjenerohen. Nëse qelizat nervore dëmtohen ato nuk mundë më të zavendësohen. 

5. Për shkak të këtij fakti, ne këmi lindur duke u pajisur që në fillim me të gjitha qelizat e trurit dhe koka e njeriut përbën 1/4-tën e gjatësisë sonë menjëherë pas lindjes por vetëm 1/8-tën e gjatësisë sonë në kohën kur ne arrijmë moshën e rritur.

6. Deri sa ne rritemi shpeshtësia e frymemarrjeve bie dhe është interesante se fëmijët dhe gratë marrin frymë më shpejtë se burrat. Një person në qetësi merrë frymë nga 12 deri në 15 herë në minutë.

7. Në moshën 60 vjeqare, ne fillojmë të ndjejmë vështirësi në frymëmarrje dhe 60% të burrave dhe 40% të grave do fillojnë të gërrhasin gjatë gjumit. Gërrhitjet kanë fuqi mesatarishtë rreth 60 decibel, aq sa zhurma normale e të folurit edhe pse shpesh arrijnë edhe deri më shumë se 80 decibel. Tetëdhjetë decibel është zhurmë e cila mundë të krahasohet me atë të një turjele pneumatike e cila është duke thyer nje guri. Niveli i zhurmave mbi 85 decibel mundë të dëmtojnë veshin e njeriut. 

8. Si të rritur, ne konsumojmë mesatarishtë rreth 500kg të ushqimit në vit, dhe ne prodhojmë rreth 1.7 litra pështymë në ditë e cila na ndihmon ta përpunojmë këtë ushqim.

9. Cdo ditë 11.5 litra të ushqimit të tretur, lëngjeve dhe tajimeve tretëse lëvizin nëpër traktin tretës, por vetëm 100ml humbet përmes jashteqitjes.

10. Për të tretur tërë atë ushqim, trupi prodhon një shtresë të re të mbështjellësit te brendshëm të stomakut cdo 3 deri 4 ditë për tu siguruar që thartësira e fuqishme e cila përdoret nga stomaku për të tretur ushqimin, të mos e tresë edhe vet stomakun.

KOMENTE