Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prilepi pushtohet nga hajdutët e drurëve
English

Prilepi "pushtohet" nga hajdutët e drurëve

Dimri i ftohtë dhe me borë ka shkaktuar dhe një prerje pa kontroll të drurëve që përdoren për zjarr.

Vjedhësit e drunjve në Prilep, Maqedoni, janë duke e rritur aktivitetin e tyre me shpejtësi të madhe. Një numër i madh i vjedhësve të drunjëve, në grupe mirë të organizuara dhe me makina speciale vazhdojnë të presin drurët pa ndonjë kontroll.

Sipas vlerësimeve të personave përgjegjës, dita për një hajdut të drunjve është rreth 100 euro. Policia pyjore është vazhdimisht në teren, merr masat e duhura, i ndjek dhe i zbulon hajdutët, por theksojnë se nuk kanë personel dhe mjete të mjaftueshme.

Nga policia pyjore pohojnë se vjedhësit e drunjve janë shumë mirë të organizuar dhe se funksionojnë në grupe të ndryshme, të cilat me makina të shpejta mund t’i ikin policisë, e ruajnë rrugën dhe në momente të caktuara janë në gjendje edhe të përdorin armët.

Prilepi aktualisht është një prej rajoneve ku më së shumti priten drunjë në mënyrë të paligjshme.

KOMENTE