Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merret në shqyrtim çështja e dy mjekëve Koceku dhe Gega, lidhur me 21 Janarin
English

Merret në shqyrtim çështja e dy mjekëve Koceku dhe Gega, lidhur me "21 Janarin"

Urdhri i Mjekut ka pranuar ankesën e ministrit të Shëndetësise Ilir Beqja ndaj dy mjekeve të spitalit të traumës Sami Koçeku dhe Alfred Gega, në lidhje me deklaratat e tyre për plagosjen me armë zjarrit në distancë të afërt të protestuesve të 21 janarit.

Por, presidenti i këtij Urdhëri e konsideron te pavend citimin e masës ndëshkimore për heqje të licencës për një periudhe 3-vjeçare dhe detyrim për rikualifikim profesional me studime plotësuese, pasi sipas tij, masa ndëshkimore percaktohet nga Keshilli Disiplinor.

"Ne nuk kam marrim urdhra se si ndëshkohen mjekët, por do të gjykojnë ata mjekë që gjykojnë kolegët dhe do të vendosin në varësi të provave dhe fakteve. Rregullorja jonë parashikon masa të plota graduale nga këshillimi, paralajmërimi, gjobat deri tek heqja e ushtrimit të profesionit për një periudhë disa vjeçare. Se si do të vendosim në rastin konkret, kjo është në varësi të gjykimit të Komisionit që do të merret me këtë çështje", tha Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Dine Abazi.

Presidenti i Urdhrit te Mjekut Dine Abazi kritikon Ministrine e Shendetesise per publikimin e kesaj ankese. Edhe pse pranon se Urdhri i Mjekut mund ta kishte ndermarre vete kete hap pa pritur pas tre vitesh ankesen e Ministrise se Shendetesise, Dine Abazi thote se nuk ka patur informacion.

"Prononcimi i parakohshëm lidhur me këtë problem ne na ka djegur etapat, sepse normalisht ne duhet të kishim njoftuar mjekët. Nëse neve do ta kishte rënë në sy ky veprim i mjekëve, ne me siguri që do ta kishim ndërmarrë një veprim", tha Abazi.

Keshilli Disiplinor prane Urdherit te Mjekut do te marre ne shqyrtim çeshtjen e dy mjekeve Koceku dhe Gega, duke mbledhur te gjithe dokumentacionine duhur perfshire dhe deklarate e dy mjekeve dhe bazuar ne Kodin e Etikes dhe Deontologjise mjeksore do te percaktoje dhe ndeshkimin ndaj tyre/TCH/

KOMENTE