Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Padi civile ndaj kompanisë shqiptare Belle Air, nga Aeroporti i Rinasit
English

Padi civile ndaj kompanisë shqiptare Belle Air, nga Aeroporti i Rinasit

Shoqëria Tirana International Airport (TIA) sh.p.k., ose Aeroporti i Rinasit, ka ngritur padi civile ndaj kompanisë shqiptare Belle Air. Shkaku është mosrespektimi i kontratës nga Belle Air për përdorimin e aeroportit dhe borxhi prej 296.917 eurosh i krijuar nga kompania ajrore në dëm të aeroportit.

Siç shihet në foto çështja gjyqësore mban datën 10 janar 2014 dhe mbërrin pas një muaji e gjysmë nga data kur vetë Belle Air ka kërkuar në gjykatë shpalljen e falimentimit gjë që u ka shkaktuar jo pak probleme mijëra pasagjerëve.

Në objektin e padisë “për shkaktim dëmi” të TIA-s lexohet “Përmbushja e detyrimit kontraktual nga ana e të Paditurit ndaj Paditësit të detyrimit prej euro 296.917 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtëmijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë euro) dhe kamat vonesat përkatëse mbi këtë detyrim që nga dita e Undjes së detyrimit, të siguruar nëpërmjet Kontratës së Hipotekës me Nr. 453 Rep. dhe Nr. 78/4 Kol, datë 12/02/2013”.

Mbetet sidoqoftë e pakuptueshme pse TIA i ka lejuar kompanisë Belle Air të arrijë këtë shifër të lartë borxhi pa e detyruar më parë, kur ajo kishte shumicën e fluturimeve që bëheshin në aeroport, të shlyente detyrimet, qoftë edhe duke e paditur siç ka bërë këtë fillim viti.

KOMENTE