Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku punon “Silvia Konti”?
English

Ku punon “Silvia Konti”?

Faik Islami - Është kjo njëra prej pyetjeve, që u lindin qytetarëve, për figura publike, të cilat vinë e zhduken dhe pse kanë qenë për goxha kohë në qendrën e vëmendjes së publikut.

Kështu në pyetje është njëra prej figurave më interesante, femër, ngjitur në një karrierë ku gjithkush në atë fillim e panë me habi, sepse ishte disi e panjohur për masën e gjerë. Në një kohë kur korrupsioni kishte lëshuar metastazat në të gjithë sektorët jetikë.

Dhe mu për atë arsye publikut iu prezantua prej kryeministrit të zgjedhur, një figurë e përzgjedhur, nga ai vetë për betejën...me mafien. Ina Rama ishte e para femër që merrte detyrën e lartë të kryeprokurores. Të gjithë të tjerët para saj ishin palosur e kryqëzuar njëri pas tjetrit.

“Ashiku i etiketimeve të figurave”, më shumë për poshtërime, e pagëzoi Ina Ramën si “Silvia Konti”! Pati të gjithë të drejtën që dhe të levendisej atë mbrëmje, gjë që ia jepte fitorja nga një një publik i stërlodhur dhe i mërzitur gjatë, prej bëmave të një pushteti të ushtruar nga të majtë! Mirëpo në sheshpamje ishte jo ai, por Silvia.

Të themi atë që u pa, qysh në krye të herës, për nga paraqitja, Ina Rama, Silvia Kontin...e lindte diku larg. Dhe “Silvia Konti” ia nisi detyrës me përkushtim, për të gërmuar “mbi dosjet e krimit”, që sipas kryeqeverisësit, dergjeshin nëpër sirtarët e prokurorive. Për habinë e të gjithëve, njeriu i brumosur me karakterin malësor, në këtë betejë paskej përzgjedhur një femër.

E prezantoi si njërën prej figurave më të pakorruptueshme, përzgjedhur prej atij vetë nga aradha e juristëve, për ta katapultuar në krye të institucionit të akuzës. Atë buzëdarke, në krah me prokuroren e Përgjithshme u duk se do t’u kallte datën gjithë të korruptuarve dhe soj e sorollopit të tyre.

Ashtu e nisi punën...Ina Rama Nuk do të kalonte i gjithë “muaji i mjaltit” mes “Silvia Kontit” dhe kryeqeverisësit, sepse u pa shumë shpejt, që të ardhurit në pushtet, nuk qenkëshin shumë të interesuar për të zhbërë shtratin e korrupsionit, por duke qenë krejtësisht më të babëzitur, shtuan pambuk përsipër kashtës së stromave të socialistëve dhe brenda shumë pak kohëve e perfeksionuan korrupsionin duke e ngritur lart...në kusari.

U pa shumë shpejt se beteja për kundër korrupsionit të specializuar si kusari, nga qeverisësit e rinj, u kthye i gjithi në një mentalitet qeverisës. Një hapësirë beteje goxha e pamundur për institucionin e akuzës, për një femër në krye të tij.

Një kriminalizim i plotë i të gjithë sistemit. Ishte pikërisht faza e fundit e sistemit të kusarisë, kriminalizimi i përgjithshëm që e kundërvuri Silvia Kontin, në qendrën e goditjeve. Por edhe faza ku qytetarët që deri atëherë nuk është se kishin parë kushedi çfarë nga puna e prokurores së Përgjithshme panë tek ajo grua personalitetin me karakter.

Dhe ku më së shumti? Gjatë paraqitjes së saj para Komisionit Parlamentar, ku ajo grua me durim e kurajë burri, i shndërroi burrat deputetë në ca burrecë, që kërkonin të griceshin me qëllimin që ta thyenin si femër.

I mposhti për të mos e thënë me gjuhën e vulgut, “i dh...”. Se në fakt atë merituan. U pa gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Opinion”, ku gazetari Fevziu, një shërbëtor i thekur zotërinjsh kishte përveshur mëngët që ‘Silvia Kontin’ t’ua paraqiste shqiptarëve, në mos më shumë, së paku të ngjashme me atë...“laviren e bulevardit”

siç i bëri etiketimin në adetin e standardeve të veta kryeministri. Paraardhësit e saj, edhe pse kanë ikur, ose të shkarkuar, ose të përzënë, që të gjithë ata (burra) u patën sistemuar diku në punë. Ina Rama, femra që u largua me staturën e plotë të Silvia Kontit, është e papunë sot e gjithë ditën! Sepse nuk mundet që Presidenti të shkelë mbi “kryqin” që i kanë vënë.

Një turp i jashtëzakonshëm për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Një femër aq dinjitoze, një juriste e plotësuar, e lënë papunë! Ndërsa përjetojmë maskarada berihaje, për hiçër, që sapo dalin nga hapsanat, kthehen ashtu në festa të fitoreve të një pafajësie dhënë nga vetëgjyqësia. Një mentalitet po si ai që e ktheu Silvia Kontin në “Lavire Bulevardi”.

Kjo qenka drejtësia në veprim sot? Vetëm po të vrasësh dikë përgjigjesh penalisht në këtë “mbretëri berihaje”? Ky nuk quhet pushkatim moral, o i respektuari President! Është edhe një mangësi e theksuar e organizmave që kontribuojnë për demokratizimin e institucioneve të këtij vendi. Pse të mos e themi edhe i ambasadës Amerikane në Tiranë.

KOMENTE