English

Zgjidhja për kancerin. Qelizat imune të brejtësve mund të shërojnë kancerin

Sëmundjes më të keqe, e cila merr jetën e më shumë se sa 8 milionë njerëzish çdo vit në të gjithë botën, duket se i është gjetur zgjidhja.

Një grup shkencëtarësh nga “Haifa University”, në Izrael, kanë dalë në konkluzionin se qelizat imune të brejtësve mund të shërojnë kancerin.

Skuadra e shkencëtarëve, e cila shpenzoi 16 vjet për këtë zbulim, studioi minj të verbër dhe minj të zhveshur.

Studiuesit thonë se qelizat e marra nga sekrecionet e minjve, mund të shkatërrojnë qelizat e sëmundjes së kancerit tek njerëzit si dhe tek të gjithë gjitarët, raporton “Daily Mail”.

Sipas profesor Aaron Avivi-t, fakti që minjtë jetojnë në të shumtën e kohës nën tokë, çon në një zhvillim të metabolizmit të tyre.

KOMENTE