Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po politikanët tanë?
English

Po politikanët tanë?

Afrim Krasniqi - Kanë qenë 5-8 vjet deputetë në parlamentin gjerman. Kanë mbajtur secili rreth 50-100 fjalime në fushat sociale ku ata janë arsimuar. Kanë karrierë politike shumëvjeçare, por pasi partia e tyre FDP (Partia Liberale) nuk arriti 5% dhe kështu humbi të gjitha vendet në parlament, për herë të parë pas shumë dekadash, - ata kthehen…në profesionet e tyre. I pari thotë se do të jetë shofer i ndihmës së shpejtë/ambulancës dhe urgjencës, i dyti do përgatisë dhe shesë bukë në dyqanin e tij të hershëm të bukës, i treti do i rikthehet ushtrimit të misionit fetar të pastorit…...Ata shprehen se kthehen në profesion por nuk e braktisin politikën, madje në profesion njohin më mirë problemet që shqetësojnë njerëzit. Janë vetëm 3 nga disa qindra shembuj që gjenden në vende demokratike si Gjermania. Politikanët qytetarë dhe qytetarët politikanë.

Po tek ne? Shumica absolute e atyre që nuk zgjidhen më zënë poste të rëndësishme akademike, sociale, juridike, mediatike, etj, hapin biznese të reja apo krijojnë lloj – lloj mekanizmash joqeveritarë që të vijojnë të mbeten në politikë! Kanë siguruar 2-3 diploma pa qenë në shkollë, kanë marrë tituj akademikë pa shkruar kurrë dy rreshta, kanë zgjedhur veten në borde në konflikte të hapura interesi, kanë krijuar një sistem korruptiv nderesh që rikthehen pas postit, pra kanë krijuar baza ekonomike për të qenë dikush tjetër nga ata që ishin përpara se të emëroheshin deputetë e politikanë! Imagjinoni të kthehen në profesionin e tyre fillestar disa deputetë, të cilët punën e fundit që kanë bërë përpara se të hynin në listën e besnikëve të shefit dhe të bëhen deputetë ishin….normistë apo ekonomistë në kooperativa, hidraulikë apo shoferë linjash urbane, sekretarë partie, bodigardë, mësues fiskulturë, pronarë skafesh, efektivë të trupave speciale, etj, profesione të përfaqësuara në të paktën e 15% të deputetëve në prurjet parlamentarë të dekadave të fundit!

A ka përjashtim pozitiv? Po. Janë dy deputetë, një i djathtë dhe një i majtë që kanë hequr dorë nga ana luksoze e politikës dhe kanë krijuar secili ferma private, njëri për prodhimin e verës dhe tjetri për prodhimet e qumështit. Janë të dy të suksesshëm, madje më të suksesshëm sesa ishin në politikë, edhe pse kanë qenë disa herë ministra. Ata nuk dalin në media, sepse në media dalin zakonisht ata të modelit tjetër, ata që ndërtojnë vila luksoze dhe kanë pasuri pafund, dhe që duan të tregojnë në publik luksin e jetës së tyre, pasionet mondane…e gjithçka tjetër që përfaqëson oligarkia korruptive e tranzicionit!

KOMENTE