Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ukraina përfshihet nga protestat masive. Presidenti paralajmëron protestuesit
English

Ukraina përfshihet nga protestat masive. Presidenti paralajmëron protestuesit

Përleshjet anti-qeveritare mes policisë dhe protestuesve janë duke vazhduar në kryeqytetin ukrainas Kiev - duke paralajmëruar presidentin se dhuna është një kërcënim për të gjithë vendin.

Një varg i djegur i autobusëve dhe kamionëve në Kievin qendror shënon kufirin mes protestuesve dhe policisë.

Përleshjet shpërthyen të dielën, ku shumë demonstrues protestuan në mënyrë paqësore kundër presidentit Viktor Janukoviç.

Autoritetet thonë se policia ka të drejtë të përdorë armët e zjarrit në vetëmbrojtje.

Në një deklaratë të hënën në mbrëmje, Presidenti Janukoviç tha se "tani, kur veprimet paqësore janë kthyer në trazira masive, shoqëruar mezjarrvënie, përdorim dhune, unë jam i bindur se fenomene të tilla janë një kërcënim jo vetëm për Kiev, por për të gjithë Ukrainën ".

Javën e kaluar mbështetësit e presidentit në parlamentin ukrainas i dhanë policise kompetenca shtesë për të trajtuar demonstruesit.

Të paktën 20 persona janë arrestuar në përleshje, dhe rreth 100 të plagosur, duke përfshirë dhjetëra punonjës të policisë.

Fillimi i protestave dhe më pas dhunës që i shoqëroi erdhën si shkak kundër vendimit të Kievit për të refuzuar një marrëveshje politike me BE-në, dhe më pas forcimin me ligjet më të ashpra anti-protestë.

KOMENTE