English

Aksident në “Katër rrugët e Fllakës”, Durrës. 4 të plagosur dhe një humb jetën

Një i vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës në vendin e quajtur “Katër rrugët e Fllakës” .

Viktima është 50-vjeçari Gëzim Muça i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit. Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve Bledar Pista 21 vjeç dhe Ardit Isufaj 29 vjeç si dhe 2 pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësis penale.

KOMENTE