Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëzim i Posatshem për marrjen e shtetësisë Shqiptare
English

Udhëzim i Posatshem për marrjen e shtetësisë Shqiptare

Të gjithë ata persona që dëshirojnë të aplikojnë me qëllim që t’u njihet shtetësia shqiptare në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 554, datë 03.07.2012 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR NJOHJEN OSE FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE NGA PERSONAT ME ORIGJINË SHQIPTARE, janë të lutur të plotësojnë Formularin A “Kërkesë për njohjen e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare” që i drejtohet Ministrit të Brendshëm, ose Formularin B “Kërkesë për dhënien e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare” që i drejtohet Presidentit të Republikës në bazë të për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar.

Procedurat për mënyrën e plotësimit dhe depozitimit të kërkesave parashikohen në Udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Nr. 4573/3, datë 1.07.2013”PER PROCEDURAT, AFATET DHE DOKUMENTACIONIN E KERKESAVE PER NJOHJE TE SHTETESISE SHQIPTARE, SHQYRTIMIN E TYRE, SI DHE FORMEN DHE MENYRAT E PLOTESIMIT TE KERKESES PER FITIMIN ESHTETESISE SHQIPTARE NGA PERSONAT ME ORIGJINE SHQIPTARE”

Për të gjithe personat që jetojnë jashtë Shqipërise janë të lutur ti drejtohen Ambasadave apo Konsullatave të Republikës së Shqipërisë në vendet ku ata jetojnë.

Ambasada e Republikes se Shqipërisë ne Ankara fton të gjithe te interesuarit të cilët përfitojnë në baze te ligjit per marrjen e shtetësisë shqiptare të aplikojnë në Ambasade. Aplikimet do të pranohen duke filluar nga data 2 Shtator 2013. Ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit (www.albanianembassyankara.net) për më shumë informacione lidhur me, udhezimet, procedurat, kohë-zgjatjen dhe mënyrën e aplikimit. SUKSESE dhe URIME të përzemërta.

Genci Mucaj

Ambassador

Linket e mëposhtme ju ndihmojnë për të marrë formularin e duhur.
http://www.albanianembassyankara.net/download/Formulari%20A%20Nohje.pdf

http://www.albanianembassyankara.net/download/Formulari%20B%20Dhenie.pdf

KOMENTE