English

Bankers Petrolium, dyshime të forta, për tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas

Një dokument konfidencial i Albpetrol duket se hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë 'Bankers Petrolium' në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas.

Por vete Bankers deklaron se te gjitha keto dyshime jane te paverteta dhe nuk ka kryer asnje shkelje siç pretendon Albpetrol. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetrol dhe Ministria e Energjise dhe Industrise dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit.

Ai injektohet në puse për të holluar naftën bruto që gjendet nëntokë duke e bërë më të lehtë nxjerrjen e saj përmes pompave. Por ekspertët e Albpetrol thonë se shifrat e importeve të deklaruara nga Bankers hedhin dyshime se një pjesë e madhe e holluesit u është shitur konsumatorëve në treg. Ekspertët e Albpetrol kanë arritur në këtë përfundim pas një analizë të kryqëzuar mbi shifrat duke krahasuar sasitë e holluesve të importuar nga Bankers me ato që do i nevojiteshin asaj realisht në procesin e prodhimit sipas llogarive të tyre.

Dokumenti thotë se krahasimi evidenton mospërputhje të mëdha mes shifrave që shkojnë sipas Albpetrol deri në dy herë. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës dhjetor 2011-shkurt 2012 bankers ka importuar mbi 51 mijë e 710 metër kub hollues me shumë se sa sasia e nevojitur për prodhim. Në fund të vitit të kaluar drejtuesit e rinj të Albpetrol kanë kërkuar nga Bankers sqarime për mospërputhjet e mëdha të shifrave. Por siç vëren dokumenti deri më sot kompania kanadeze nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshem, çka sipas ekspertëve të Albpetrol hedh dyshime se holluesi është shitur në mënyrë të paligjshme në pikat e karburantëve për konsumatorët.

Nisur nga ky dokument i Albpetrol, Top Channel kontaktoi kompaninë kanadeze, e cila i mohon ne menyre kategorike dyshimet e ngritura. Sipas Bankers çdo liter e ketyre llojeve produktesh te importuara nga ajo eshte e aprovuar, audituar dhe dokumentuar nga autoritetet shqiptare dhe eshte perdorur vetëm per operacionet hidrokarbure te licensuara ne vendburimin e Patos-Marinzes. Bankers thotë se rritja e importeve të holluesve lidhet me rritjen e prodhimit të naftës që ka arritur rekordin historik.

Dokumenti me dyshimet e Albpetrol përbën perplasjen te pare mes autoriteteve dhe kompanise, qe eshte investitori me i madh ne Shqiperi ne fushen e hidrokarbureve. Dyshimet, sipas Albpetrol përfshijnë jo vetëm tregtim të paligjshëm karburantesh, por edhe evazioni fiskal dhe fshehje taksash, pasi holluesit kanë qenë të përjashtuar nga akciza dhe TVSH-se ndërkohë që në treg janë shitur si karburant i gatshëm për konsum. Bankers vete nuk ka pranuar asnje nga keto akuza, por pritet perballja mes paleve per te pare se cila do te jete zgjidhja e gjithe ketij problem qe ky dokument ka ngritur/TCH/

KOMENTE