Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miloshevic dyshohet se është gjallë dhe jeton në Rusi
English

Miloshevic dyshohet se është gjallë dhe jeton në Rusi

-Dyshimi se diaktori Miloshevic pas “vdekjes” ende eshte gjallë çdo ditë sa vjen dhe shtohet, sidomos pas asaj se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm e cila i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”. Vec kësaj të vërtetës më shumë i ofrohet edhe fakti se askush nuk don të zhvarrosë trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Milloshevici ende është gjallë, shkruan sot agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të një gazete në Beograd e cila sjell sot dyshime të reja.


Pa dyshim ” vdekja ” e tij është shumë më e përshtatshme . Megjithatë, fakti që askush nuk e ka parë kufomën e tij “drejtpërsëdrejti” me përjashtim të patologëve Holandezë, rusë dhe serbë .



Nuk është çudi se dhe vdekja e Sllobodan Millosheviqit ende e lidh një histori tëdyshimit. Burimet nga ICTY nga Haga thonë se më 11 mars të vitit 2006 , sipas informacioneve nga njësia e paraburgimit në burgun Sheveningen eshte dhënë lajmi se vdiq presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç .

Për (mos) vdekjen e diktatorit serb ishte pyetur edhe prokurorja e atëhershme e TPI-së Carla del Ponte nga gazetari “Presheva jonë” i cili kishte ndjekur procesin gjyqësor përsëafërmi kundër tij nga dita e parë deri në “vdekje”. Lidhur me këtë, del Ponte eshte përgjigjur shkurt, duke mos dashur të hyjë në detaje “po, po ka vdekur…” qe ne fakt “vdekja” e tij për te ishte edhe një lehtësim i një dosjeje të rëndë për të denuar një president, ku shpesh ajo kishte kërcnime nga serbët.

Një ndërkombëtar në Gjenevë, ekspert në Hagë ditën kur u dha lajmi per “vdekjen” e Miloshevict po ashtu u tregua mjaft skeptik dhe ishte shprehur se “serbët janë në gjendje të bëjnë gjithcka vetëm e vetëm për të mos e dënuar një peresident të shtetit serb, sepse kjo do të ishte fatale në historinë, për të ardhmen e Serbisë…se eshte dënuar nje president serb për krime dhe genocid” (?!)

Është e qartë se të gjithë këtë kohë u ndez historia se si vdiq Millosheviqi në paraburgim në Hagë , por vdekjen e tij e bënë në të vërtetë në ato momente kur priteshin dëshmi të mëdha. Millosheviqi është varrosur në një vend mjaft të pazakontë , që askush nuk e ka parë kufomën madje askush as nga familja e tij dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë. Kjo për faktin se e gjithë familja e tij ( gruaja , vajza , djali dhe vëllai ) sot jetojnë në Rusi . Vec kesaj presidenti aktual serb Tomislan Nikolic para ca ditësh ishte akorduar për t’i dhënë amnesti vejushës së diktatorit serb, Mirjana Markovicit dhe birit të saj edhe pse janë në listën e Interpol-it, ka transmetuar “Presheva Jonë”

KOMENTE