English

Namik Dokle i kujton Berishës shprehjen: "Boll, tani nuk je më, për Odën e Burrave"

Namik Dokle, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të Sali Berishës, shpreh mendimin se, ish-kryeministri nuk ka asnjë mik të sinqertë.

Dokle, i cili është deputeti më i vjetër i Kuvendit pas Berishës, thotë se, “miku i sinqertë”, duhet t’i thotë Berishës se nuk është më për parlament.

"E fundit për Sali Berishës... Duke e dëgjuar këto muajt dhe ditët e fundit që rënia në opozitë i duket si rënie në humnere dhe nga thellësia e shpellës ulërin dhe pështyn gjithçka i del përpara, u kujtova për dy burra të mençur, dy miq; njëri nga Dragobia e tjetri nga Gria e Tropojës.

"Dëgjo, or mik,- i thanë njëri-tjetrit, kur ta shikosh që po më lë mendja dhe nuk jam më për në ODËN E BURRAVE, më thuaj e mos më lë të turpërohem." Ashtu edhe bënë dhe sot e për gjithë ditë kujtohen me respekt në gjithë MALËSINË E GJAKOVËS. Sali Berishës nuk i paska mbetur asnjë mik i sinqertë që t'i thotë: "Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!", shprehet Dokle/Shekulli/

KOMENTE