English

CEZ denoncon firmën e ndërtimit për dëmtimin e kabllove te rruga e Elbasanit

''Firma e ndërtimit që po punon në ndërtimin e rrugës pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, ka dëmtuar kabllot e Fiderit 312.''

Denoncimi është bërë nga CEZ -Shpërndarje sipas të cilës avaria është regjistruar mëngjesin e së shtunës. Për shkak të pakujdesisë në punime, të kësaj firme private ndërtimi, nga dëmët e shkaktuara në rrjetin e shpërndarjes kanë mbetur pa energji elektrike:
Rr. ''Mustafa Lleshi'',
Rr. ''Pjeter Budi '',
Rr. ''Stavri Vinjau'',
Rr. e Elbasanit'',
Rr. ''Dervish Hima''.

Specialistet e CEZ-Shpërndarje po punojnë për riparimin në një kohë sa më të shkurtër të ketij dëmi . CEZ-Shpërndarje, shpreh shqetësim dhe idinjate për këto akte të përseritura nga kompanitë private të ndërtimit, që në shumë raste me pakujdesinë dhe papërgjegjshmerine e tyre, bëhen shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të abonentëve, duke dëmtuar linjat e shpërndarjes.

KOMENTE