Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dogana e Durrësit me projekt model brenda vitit
English

Dogana e Durrësit me projekt model brenda vitit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër inspektim të palajmëruar në këtë dielë, në Doganën e Durrësit. Kryeministri, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, pa nga afër kushtet e papranueshme në të cilat u shërbehet bizneseve shqiptarë dhe të huaj në dy kioska llamarine, që për më tepër edhe përmbyten në ditë me shi. Dogana e Durrësit është një prej doganave më të rëndësishme në vend edhe sa i takon peshës së të ardhurave që ajo realizon për buxhetin e shtetit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shprehu shqetësim për kushtet në të cilat u ofrohen shërbimet subjekteve. “Përfytyroni një biznes që vjen për të kryer një procedurë në një zyrë të tillë. Ndërkohë, që dogana e Durrësit dhe e Tiranës përbëjnë 70 % të gjithë të ardhurave që mbledh gjithsej sistemi doganor. Vetë sistemi doganor mbledh 60 % të buxhetit të shtetit”, nënvizoi Spiropali.

Nga ana e tij, kryetari i Doganës së Durrësit Edison Konomi theksoi shqetësimin që porta kryesore e Shqipërisë, ku përballet çdo subjekt, qoftë i huaj apo shqiptar, gjendet në këtë situatë.

Për Kryeministrin Edi Rama përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve është një domosdoshmëri edhe për shmangien e abuzimeve, ryshfetit e korrupsionit. “S’ka asnjë shans të ketë shërbim profesional në këto kushte dhe s’ka asnjë shans që ne të çlirohemi përfundimisht nga korrupsioni, nga bakshishi, nga vonesat, nga zvarritjet, nga gjithë kjo marrëdhënie skandaloze në këto kushte. Këto janë kushte që e bëjnë të pamundur që ne të kemi një sistem transparent, një sistem funksional, një sistem me normat elementare të të drejtave të njeriut, që ka nevojë për shërbim. Kjo është e pashembullt!”, theksoi Kryeministri.

Dogana e Kontejnerëve, nga vetë drejtuesit e doganave, cilësohet si një pikë e rëndësishme e imazhit të vendit dhe fytyra me të cilën prezantohet vendi ynë. “Këtu punojnë doganierët që merren me praktikat e kontejnerëve. Këto përmbyten të gjitha kur bie shi. Është 1/3 e Doganës së Durrësit”, tregoi Spiropali. Ndërkohë Sektori i Kontejnerëve është shumë specifik edhe për faktin se në të kryhet pjesa më e madhe e tranziteve me vendet e rajonit, me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, etj..

“Torturë, torturë, torturë! Të gjithë ata që vijnë këtu, sjellim mall dhe... E tmerrshme! Çfarë mirëkuptimi mund t’i kërkosh sipërmarrjes? Çfarë mirëkuptimi mund t’i kërkosh të gjithë atyre që importojnë, të gjithë atyre që vijnë? Çfarë mirëkuptimi mund t’i kërkosh për këtë gjendje? Absolutisht, duhet të futet me precedencë dhe me urgjencë në plan për ta transformuar brenda këtij viti, me çdo kusht dhe me çdo çmim”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sektori i kontejnerëve për këtë vit ka përpunuar rreth 980 mijë tonë mallra. Për Kryeministrin Edi Rama “Kjo gjendje turpëruese për shtetin dhe torturuese për biznesin duhet dhe do të marrë fund me projektin e ri për Doganën e Durrësit”.

KOMENTE