Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë mëngjesin e sotëm (VIDEO)
English

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë mëngjesin e sotëm (VIDEO)

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit me targa AA 578 GC, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur.

Një pjesë e mirë e pasagjerëve kanë qenë në gjumë. Sipas dëshmisë së pasagjerëve të ulur ne vendet e para, një person është shafqur fillimisht në anë të rrugës dhe papritur ka shtënë drejt autobusit plumba që kanë përshkuar hapësirën mbi gomën, në krahun e drejtuesit të mjetit.

Sipas të gjitha gjasave, autori ka dashur të ndalojë autobusin. Personat e armatosur e kishin ngritur pritën duke shfrytëzuar errësirën në rrugë dhe lëvizjen e ngadaltë të mjetit për shkak të gropave në këtë segment. Drejtuesi i mjetit, që ka parë qartë situatën, iu ka kërkuar udhëtarëve të përkulen përpara dhe ka rritur shpejtësinë duke u larguar. Menjëherë më pas, kanë ardhur të shtëna të tjera automatike nga i njëjti krah, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën armë, pasi mendohet se personat që kishin organizuar këtë pritë kanë qenë disa në numër.

Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani dhe një 19-vjeçare, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit.

Mësohet se pas të shtënave autobusi ka udhëtuar drejt Mallakastrës, ku është njoftuar edhe policia.

Menjëherë policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës dhe dy grupe të FNSH-së kanë vijuar aksionin për kapjen e autorëve.
2059

KOMENTE