Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga e Kombit së shpejti me koncesion të mirëmbajtjes
English

Rruga e Kombit së shpejti me koncesion të mirëmbajtjes

Qeveria shqiptare ka vendosur që pas disa muajsh të nisë procesin e tenderimit për dhënien me koncension të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

"Jemi ne fazen e përgatitjes së modelit se si do te jepet me koncension kjo rrugë. Nje investim i tille i jashtëzakonshëm që ka bërë shteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi, duhet të mirembahet si syte e ballit, në mënyrë që të mos degradojë, por përkundrazi të kthehet investimi. Nga fundi i pranverës, fillimi i verës ne ta tenderojmë këtë si koncension", tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Rruga Durrës-Kukës, ndonëse është një nga investimet më të kushtueshme në vend, përballet me probleme sa i takon cilësisë dhe standardit të infrastrukturës. Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrave të infrastrukturës së Shqipërisë e Kosovës, ministri i Kosovës Fehmi Mujota tha se shkëmbimet Shqipëri-Kosovë, që nga ndërtimi i rrugës janë katërfishuar. Por volumin më të madh e zënë shkëmbimet e njerëzve dhe jo ato tregtare, çka lind nevojën e përmirësimit të standardeve per te qene nje korridor tregtar edhe rajonal.

"Shkembimi mes Kosovës dhe Shqipërinë në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, nga hapja e rruges ka rritur shkembimin katerfish, tregues i mjaftueshem qe te bejme edhe me shume qe kete rruge ta kemi te një standardi të përbashkët, të një standardi të lartë të shërbimeve dhe presim që kjo rritje të jetë edhe më e madhe vitet e ardhshme", tha Mujota/Top Channel/

KOMENTE