Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jep dorëheqjen kryeministri ukrainas Mykola Azarov
English

Jep dorëheqjen kryeministri ukrainas Mykola Azarov

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit të tij për shkak të protestave të vazhdueshme anti - qeveritare .

Mykola Azarov kishte ofruar që të japë dorëheqjen si kryeministër për të krijuar " kompromis social dhe politik " .

Masa erdhi pasi parlamenti ukrainas votoi me shumicë dërrmuese për të anuluar një ligj të diskutueshëm anti - proteste .

Protestat janë përhapur në ditët e fundit nëpër Ukrainë , edhe për kalanë e presidentit Janukoviç në lindje .

Ndërtesat zyrtare në disa qytete kanë qenë të bllokuara.

Të martën raporti i brendshëm i ministrisë pohoi se tre protestues kishin qëlluar me thikë dhe plagosur tre policë në qytetin jugor të Kherson , ku njëri prej të cilëve vdiq më vonë .

Në total , të paktën pesë vetë janë vrarë në dhunën e lidhur me protestat .

Ndërkohë Parlamenti i Ukrainës do të votojë për shfuqizimin e ligjit të protestave, në një seancë të jashtëzakonshme, e thërritur enkas pas vazhdimit të kryengritjes në vend.

Presidenti Viktor Janukovic pranoi t’i anulonte, por është ende e paqartë nëse deputetet do ta mbështesin. Ishte pikërisht kundërshtimi i këtyre ligjeve që coi në perleshjet e dhunshme mes protestuesve anti-qeveritare dhe policisë. Të paktën 4 persona humbën jetën. Parlamenti do të shmange kërkesat e opozitës, sic është amnestia e aktivisteve të arrestuar.

Janukoviç ofron amnisti vetem nese protestuesit largojnë barrikadat dhe ndalojnë sulmet kundër ndërtesave qeveritare. Kryediplomatja e BE-se, Kethrin Eshton përshpejtoi vizitën në Ukrainë që do ta bënte për 48 orë dhe do ta bëjë këtë martën. Ajo u shpreh e alarmuar- te henen- qe Qeveria e Ukrainës po behet gati të vendosë“gjendjen e jashtezakonshme”, megjithese zyrtaret ukrainas e mohuan kete plan. Deri tani nuk ka asnje shenje qe protestuesit te heqin dorë nga protestat.Ata vazhdojnë të qendrojnë në qendër të Kievit dhe mbajnë të pushtuar disa ndërtesa qeveritare në disa qytete te vendit duke thënë se nuk do të largohen nëse Janukoviç nuk jep doreheqjen.

KOMENTE