Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Laurent Tabaku 23 vjeç që u sulmua në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ndahet nga jeta nga plagët e marra
English

Laurent Tabaku 23 vjeç që u sulmua në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ndahet nga jeta nga plagët e marra

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit me targa AA 578 GC, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur.

Në fillim grabitësit kanë qëlluar në ajër në mënyrë që autobusi të ndalonte, por shoferi ka rritur shpejtësinë dhe në këtë moment autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të autobusit.

Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani dhe një 19-vjeçare, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se pas të shtënave autobusi ka udhëtuar drejt Mallakastrës, ku është njoftuar edhe policia.

Menjëherë policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës dhe dy grupe të FNSH-së kanë vijuar aksionin për kapjen e autorëve. Sipas informacioneve të fundit, policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar të grabitjes me armë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

18:30- Vdes një nga të plagosurit

23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ai ndërroi jetë, pak minuta pasi arriti në spitalin e Fierit. E plagosur ka mbetur edhe një 19-vjeçare nga Fieri, Qebarie Dihani. Ndërkohë Policia e Shtetit ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për personin që ofron informacion të vlefshëm, për identifikim dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen.

Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë edhe dëshmitë e shoferit, menaxherit të linjës, dhe të 22 pasagjerëve që ndodheshin në autobus. Sipas policisë kërkimet për autorët e ngjarjes janë përqendruar në 4 komuna, Tepelenë, Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe Lozpez

Menaxheri i linjës së autobusit: Kujtuam se ishin barinj

Disa orë pasi autobusi i linjës Athinë-Tiranë u sulmua me armë zjarri, në një pritë në të dalë të qytetit të Memaliajt, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për “A1 Report” sesi rrodhi ngjarja.

Edmond Tafa, menaxher i linjës, ka qenë i ulur pranë shoferit kur ka pikasur i pari një person në cep të rrugës. Për shkak të errësirës, pasi ora shënonte 01:30 pas mesnate, 27 janar, Tafa ka menduar se ishte barinj. Por në momentin që autobusi ka ulur shpejtësinë, janë dëgjuar të shtënat me armë në drejtim të autobusit. Duke qenë se të shtënat dalloheshin se vinin nga armë të ndryshme, menaxheri thotë se mund të ishin më shumë se dy vetë ata që i sulmuan.

Pasagjerët: Ja si na sulmuan

Si e kujtoni momentin kur ju sulmuan?

Sapo kaluam Memaliajn. Është një kanal. U detyruam të ulim shpejtësinë. Atje na kishin bërë pritë. Ishte shoferi dhe unë, pranë pasagjerët.

Si e kuptuat ju që mund të ishin grabitës?

Pamë një njeri 3 m larg autobusit. Na u duk si bari. Aty ishte errësirë e plotë. Në atë moment vetëm kur dëgjojmë që na gjuajti.

Nga cila anë ju gjuajtën fillimisht?

Nga krahu i majtë.

Kjo është goditja e parë?

Shoferit i thamë jepi makinës me shpejtësi të madhe e pastaj dëgjuam, 5-6 gjuajtje kallashi.

U shqetësuan njerëzit?

Njerëzit u shqetësuan sigurisht dhe u shtrinë poshtë në autobus. E shtuam shpejtësinë e autobusit. Diku 8-10 km na doli policia përpara dhe aty hapëm krahun. Ndaluam se ishin dy anash të evidentuar që na qëlluan, por mund të ishin dhe më tepër. Njëri gjuajti me kallash, dikush tjetër me armë ose çifte.

Sa pasagjerë ishin në autobus?

22 persona. Plumbat na çanë radiatorin.

Si e kuptuat për vajzën dhe djalin që ishin plagosur?

Kur ndaluam 8 apo 10 km më larg, atëherë e kuptuam që dy pasagjerë ishin të palgosur se ajo vajza ishte e gjakosur, kurse ai djali nuk lëvizte fare.

Babai i vajzës së plagosur: Thashë se më iku fëmija

I ati i Qebaries rrëfen minutat e tmerrit gjatë sulmit me armë, kur pa vajzën e tij që u plagos nga plumbat.

"Thashë unë, iku fëmija, mbaroi. Isha bashkë në një sedilje me çupën. Ajo ishte nga krahu i xhamit që u thye edhe unë isha nga krahu tjetër. Autobusi u mënjanua për të ndaluar, ne bërtitëm të gjithë ec ec se do na vrasin të gjithëve. Vazhdoi autobusi rrugën, deri sa arritëm tek ndihma e policisë. Do vinim në shtëpi nga Greqia. U shtrimë të gjithë në tokë në autobus", rrëfen i ati i të plagosurës Qebarie Dihani.

Pasagjerët: Pasi dëgjuam të shtënat i thamë shoferit ec shpejt

"Ishim në gjumë dhe nuk dimë gjë se kush qëlloi me armë. U shtrimë, bërtitëm, nuk ndaloi shoferi dhe ikëm. Qëlluan me armë, u thye xhami, u plagos një vajzë dhe një djalë" - thotë një pasagjere.

"Po udhëtonim në autobus, na gjuajtën nga krahu i majtë i shoferit. Gjuajtën dhe me një armë tjetër, me kallash. Fati i mirë që shpëtuan njerëzit. Gjithë autobusi i tha shoferit që mos ndalo, por ec shpejt. Shoferi eci me shumë shpejtësi të madhe dhe ndaluam diku 10 kilometra larg vendit që ndodhi"- dëshmon një tjetër pasagjere.

"Dëgjuam një zhurmë gjatë rrugës. Thashë mos u ça goma. Pastaj dëgjuam dhe 3 të tjera. Pastaj u ulëm barkas të gjithë. Njëri që kisha në krah më tha që më duket se jam plagosur. Uli dorën dhe e kishte me gjak. Pastaj ra, nuk lëvizi më. Ai tha në Fier do zbriste", deklaruan pasagjerët pas ngjarjes së rëndë.

(Intervistat marrë nga “A1 Report”)

Autobuzi mbërrin në Tiranë

Autobusi i linjës Athinë-Tiranë, i cili u qëllua në një pritë në afërsi të Memaliajt me armë zjarri, ka mbërritur rreth orës 12:45 minuta të mesditës në kryeqytet. Shenjat e plumbave dhe dëmtimet që ka pësuar autobusi janë të dukshme. Njëri nga xhamat në anën e shoferit është thyer krejtësisht nga plumbat, dhe copat janë shpërndarë në të gjithë pjesën e brendshme të autobusit. Shenjat e plumbave të shumtë, të cilët janë gjuajtur në drejtim të autobusit dallohen qartë, dhe pothuajse të gjithë janë nga ana e krahut të shoferit dhe në pjesën e pasme të autobusit, pasi mjeti nuk ka ndaluar.

KOMENTE