English


‘Abenomics’ në Shqipëri për të rikthyer rritjen 6%

Epidamn Zeqo - Shqipëria nuk është Japonia por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja për problemet ekonomike është që ekonomistët dhe politikanët të përdorin arsyen dhe të jenë pak më të guximshëm. C’farë i mungon programit ekonomik të Qeverisjes, është një vizion i ri për shfrytëzimin e metodave zyrtare dhe jo-zyrtare monetare dhe financiare për të arritur norma më të larta të rritjes ekonomike.

‘Abenomics’:

Viti 2013 e pa ekonominë Japoneze të ndryshojë kurs nga dy dekadat e stagnimit, për shkak të asaj që opinionistët e kanë quajtur ‘Abenomics’ - një sërë masash agresive në bazë të ‘tre shigjetave’:

1. politika monetare për t'i dhënë fund deflacionit;
2. stimuli fiskal për të rritur shpenzimet qeveritare në infrastrukturë;
3. reformat strukturore për të inkurajuar investimet private në vend.

Dy ‘shigjetat’ e para patën ndikim të qartë, ndërsa e treta kërkon kohë dhe këmbëngulje. Ajo që Japonia po përjeton tani është ‘surpriza e pagave’: optimizëm dhe ngritja e një konsensusi kombëtar, e një ndjenje të përbashkët që Qeveria, industritë e mëdha, dhe punëtorët e organizuar duhet të punojnë bashkë për rritjen e pagave.

Nevoja për të stimuluar kërkesën agregate dhe për të ulur koston e kredisë provokon një debat që shkon përtej teknikaliteteve ekonomike te pyetjeve në lidhje me përgjegjësitë gjithëpërfshirëse të Qeverisë. Por justifikimi për një politikë të tillë duhet të kapërcejë çdo logjikë ekonomike në qoftë se ajo është për të fituar mbështetje politike. Një rol më i madh për Qeverinë dhe Bankën Qendrore kërkon një mision mbizotëruese, si përshembull paketa anti-krizë. Kjo është e domosdoshme për një stimul të financuar nga borxhi dhe për Bankën Qendrore që të shtypë para.

Kur Kryeministri Japonez, Shinzo Abe, erdhi në pushtet vitin e kaluar ai e kuptoi se një problem i ngulitur – vetëm në Japoni pagat nominale kishin mbetur në territor negativ shumë gjatë – kërkon një plan themelor, gjithëpërfshirës për zgjidhjen e tij. Kur ai nisi këtë plan inflacionist shumë ekonomistë parashikuan katastrofa ekonomike. Në vend të kësaj, likuiditeti i injektuar ka përmirësuar ekuilibrin e tregut edhe kur teoritë themelore në ekonomi moderne e shohim me moskuptim këtë qasje.

Abenomics po provon që John M. Keynes kishte të drejtë, edhe një herë tjetër.

Megjithatë, më e rëndësishme është fakti, që ‘Abenomics’ ka qenë i suksesshëm në kuptimin më themelor, siç Abe ka deklaruar, "ka ristartuar psikikën kolektive të Japonisë. Mendim i dorëheqjes i ka dhënë rrugë mundësive të pafundme."

Shqipëria nuk është Japonia por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja është për të përcaktuar arritje të larta dhe të lexueshme për politikat e rëndësishme. Qeveria e së Majtës shqiptare e kryesuar nga Edi Rama pret të marrë një borxh $400m me norma të ulta interesi nga Fondi Monetar. Kjo do të ishte një arritje pozitive. Por ky stimul fiskal, që përfshin pagimin e detyrimeve të trashëguara nga e Djathta dhe shpenzimet për mirëqeverisjen, mund të mos mjaftojë në përballimin e krizës.

Për t'u kthyer besimi dhe rritja në ekonomi, problemet kryesore për t’u adresuar në radhë janë: furnizimi i kreditit, kërkesa agregate, dhe papunësia. Kjo mund të arrihet nëpërmjet një stimuli ‘shock’ -me efekte afatmesme- të koordinuar fiskal dhe monetar. Efekti në rritjen ekonomike do të jetë i drejtpërdrejtë dhe do të përmisohet atraktiviteti, që do adresojë më mirë pabarazitë e rrezikshme por të përballueshme të tilla si borxhi i lartë publik.


Shqipëria - problemi rrënjosur:

Pothuajse gjysmë dekade ka kaluar që kur kriza tregoi katër simptomat e saj kryesore: 1) krediti shumë i shtrenjtë dhe rritja e borxhit të keq; 2) rënia e kërkesës së konsumit, 3) rritja e e papërfillshme e PBB-së, 4) rritja e papunësisë.

Për më tepër, Shqipëria sot mbetet vendi me PBB më të ulët për frymë në Europë, në vetëm 33 % të mesatares së EU27. A nuk është kjo një krizë në vetvete?

Perspektiva ekonomike për rritje në 2014 është e ulët dhe pasiguria është shumë e lartë. Konsumi aktual është më i ulëti në kontinent dhe është në rënie në vend që të rritej. Besimi i konsumatorit, i cili është një indeks i saktë për ekonominë në tërësi, asnjëherë nuk ka qenë më i ulët. Besimi është i ulët në përgjithësi. Borxhi i keq i ka frikësuar bankat, të cilat japin kredi shumë të shtrenjtë për njerëzit dhe bizneset, duke i bërë ato të prekshme ndaj ‘peshkaqenëve të kredisë’ ose fajdeve. Gjithkush dëshpërimisht dëshiron të holla, Lekë, Euro, Dollar.

"Tempulli i Lekut", Banka Qendrore e jona, nuk ka ofruar një plan të qartë me një stimul monetar real përkatës për të zgjidhur problemin e borxhit të keq; rënien e kërkesës së konsumit; dhe performancën nën-pontencial ekonomike. Justifikimi është apologjetik: mandati thotë se roli i Bankës është që të mbajë inflacionin të ulët (përgjithmonë?). Ajo ka përdorur inflacionin e ulët për të justifikuar pasivitetin e saj në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me paratë që kontrollon.

Problemi është mungesa e parave sesa teprica e tyre. Një rritje në sasinë e lekut nuk do të ndjekë një sasi të kufizuar të mallrave; problemi është se më pak njerëz janë përpjekur për t’i kapur ato, duke krijuar presione deflacioniste. Shtypja e parave dhe kredia e lirë stimulon direkt konsumit dhe investment, prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës.

Ka disa zhvillime pozitive të tilla si, reforma institucionale dhe stimuli fiskal financuar nga borxhi prej $400m që FMN-ja ka ende për të rënë dakord. Norma bazë e interesit është ulur pak e nga pak por vazhdon të jetë shumë e lartë, ka hapësirë për ulje të mëtejshme më radikale. Megjithatë, këto nuk janë të mjaftueshme për ta ristartuar dhe as rivitalizuar ekonominë në periudhën afat shkurtër, në qoftë se nuk ndiqet nga një stimul më i madh monetar.

Për më tepër, edhe modeli ekonomik shqiptar është në krizë pasi është bazuar në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, e cila për shkak të krizës në eurozonë është 'tharë'.

Abenomics për Shqipërinë:


Qëllim i qartë i misionit duhet të jetë rikthimi në rritjen ekonomike 6% të PBB-së (rritja mesatare para krizës) në 2-3 vjet. Bashkë me optimizmin do rikthehet edhe rivitaliteti ekonomik.

Fokusi afatshkurtër duhet të jetë një stimul i madh fiskal dhe monetar, për të përgatitur terrenin dhe për të krijuar optimizëm për reformat strukturore. Meqënëse stimuli fiskal është më i shtrejntë, stimuli monetar duhet të jetë mjaftueshëm i madh.

Ekonomia dhe agjentët e saj kanë nevojë për të parë përmirësime të shpejta dhe të ketë një pikëpamje optimiste për të ardhmen, para se të shkojnë së bashku me reformat strukturore të kushtueshme dhe të gjata. Kjo është për shkak se reformat strukturore janë subjekt i problemit kohor. Nga ana tjetër, kjo krijon një problem të veprimit kolektiv që mund ta rrisi pesimizmin në ekonomi.

Banka Qendrore e Shqipërisë gjithashtu ka nevojë urgjente për një qëllim të ri. Një mandat i ri duhet të zëvendësojë objektivin konservativ të inflacionit, me një objektiv më të dobishëm dhe zhvillues, atë të rritjes dhe punësimit. Inflacioni duhet ta influencojë politikën monetare, por jo ta pëcaktojë atë. Ka shumë metoda të propozuara që mund të përmirësojnë trade-off-in midis inflacionit dhe prodhimit në politikën monetare. Banka jonë minimaliste dhe jo-intervencioniste është një relike e viteve '90 dhe 'samurai i fundit' i paradigmës që politika monetare duhet të jetë komplet e pavarur nga politika.

Prodhimi i një stimuli 'shoku', të koordinuar fiskalisht dhe monetarisht, do të rivendosë besimin në ekonomi dhe do të stimulojë konsumin e brendshëm dhe investimet.

Si një efekt anësor, normat e ulëta të interesit dhe shtypja e parave ka shumë të ngjarë ta dobësojë lekun në periudhën afatmesme, e cila ka implikime direkte për shkak të nivelit të lartë të eurozimt në ekonomi. Por në qoftë se menaxhohet siç duhet, patjetër do të përmirësojë konkurrencën e produkteve Made in Albania, rritjen e eksporteve, produktivitetit dhe prodhimit. Për më tepër, do të rikthejë besimin në ekonomi, e cila do të ndikojë në në krijimin e një treg më tërheqës të kreditimit.

Çfarë është e nevojshme në fund është që të kalojmë në një model modernizimin ekonomik të udhëhequr nga pjesëmarrja e huaja direkte dhe jo investimeve të huaja direkte: bazuar në tërheqjen e korporatave shumëkombshe nga Italia, Gjermania, Austria , Polonia, Turqia dhe Kina. Kjo do të trajtojë papunësisë dhe të ndihmojë në modernizimin e industrisë dhe forcës tonë punëtore dhe profesionale.



Përfundim:

Është koha e duhur që Qeveria e së Majtës dhe Banka Qendrore të jenë gati për të marrë përgjegjësinë e tyre për të goditur krizën në ‘ballë’. Së bashku, duhet të rikthejmë në 6 % nivelin e rritjes së PBB-së nëpërmjet një stimuli të madh dhe të koordinuar, fiskal dhe monetar, të ndjekur nga reformat strukturore. Kjo do të rikthejë besimin, do të përmirësojë perspektivën afat shkurtër, dhe ekonomia do vihet në një rrugë të qëndrueshme të rritjes. Një model ekonomik modernizues duhet huazuar që të rritet industria përpunuese dhe teknologjike.

Shpresa është se në qoftë se ka sukses, rrjedhimisht dhe organikisht prodhon "surprizën e pagave" edhe në Shqipëri: një ndjenjë e përbashkët që Qeveria, Banka Qendrore , kompanitë dhe punëtorët të punojnë së bashku për rritjen e pagave, ndërsa përmisojnë produktivitetin. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje të mëtejshme; por ka nevoj për më shumë arsyetimi dhe një qëndrim më të guximshëm nga elita. Ne Shqiptarët, jemi popull dinamik që do e kalojmë krizën dhe do ta mbështesim modernizimin e ekonomisë. /ResPublica/

Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti St. Andrews, Skoci dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon në Londër.

KOMENTE
  • larryfox08:24 - 06 Mars 2017
    A keni provuar për të marrë kredi nga bankat pa sukses? Nevojë urgjente për të holla për të dal nga borxhi? Nevojë për të holla për zgjerimin apo krijimin e biznesit tuaj? Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni përmes emailit: larryfox2017@gmail.com