English

Zbulohet bazë ku prodhohej lëndë eksplozive, në Tiranë

ngjarjet e ditëve të fundit, të shpërthimeve me tritol, bombave me telekomandë kanë bërë që Policia e shtetit të ndërmarë një tjetër operacion për zbulimin e burimit të këtyre lloj ekspozivëve

Operacioni i policisë u shtri në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Gjatë këtij operacioni policia e shtetit ka zbuluar në Tiranë një bazë më lëndë eksplozive. Në banesë janë gjetur 10 bomba me telekomandë dhe disa municione luftarake. Baza është gjetur në rrugën e Kavajës.

Burime të policisë bëjnë me dije se operacioni vijon ende dhe po punohet për arrestimin e personave të përfshirë në këto ngjarje.Ndërkohë njoftohet se priten disa arrestime në Vlore dhe në Tiranë

Policia do të japë detaje të këtij operacioni gjatë orëve të mbrëmjes nëpërmjet një deklarate për media.

Ndërsa, dje ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi në Komisionin e Sigurisë se sulmet me eksploziv do të trajtohen si akte terroriste.

KOMENTE