Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të boshatisni hundën nga sekrecionet në stinën e dimrit. Recetë e thjeshte dhe tepër funksionale
English

Si të boshatisni hundën nga sekrecionet në stinën e dimrit. Recetë e thjeshte dhe tepër funksionale

Hundë të mbushura me sekresione që ju bllokojnë në marrjen e frymës, dhimbje koke, sytë e përlotur ... këto janë vetëm disa nga gjërat që njerëzit me alergji i kanë si bazë ditore. Dhe tani që sezoni i dimrit na ka mbështjellë nuk do të thotë që vetëm njerëzit me alergji do të kenë probleme por dhe gjithë të tjerët i përjetëojnë këto simptoma , ndaj duhet një kujdes edhe më imadh për të mos lënë pasoja në të ardhmen lidhur me shëndetin.

Mos u nxitoni të shkoni menjëherë te farmacisti për të blerë ilaçe gati por kujdesuni duke i bërë ato me mënyra sa më natyrale dhe mjaft efektive që do ju kursejnë dhe para.
Një ilaç i shpejtë dhe i lehtë në xhepin tuaj që ju mund ta përdorni, në çdo kohë, kudo! Ju ndihmon të merrni frymë më lehtë. Perfekt për një mënyrë të shpejtë për të boshatisur hundën tuaj sa herë që keni nevojë për të.

Mënyra e përgatitjes dhe përbërësit.

Bëni 2 ose 3 tuba në varësi të madhësisë së tubit.

Përbërësit.

- 2.835 gr Beeswax Bead
- 1/2 lugë çaji, me vaj kokosi
- 1/3 lugë çaji me vaj ( ulliri , bajame ose farë rrushi ) - zgjidhni atë që lëkura juaj " pëlqen "më shumë.
- disa pika vaj mente - ka një efekt të madh ndaj ftohjes , hap rrugët e frymëmarrjes , lufton infeksionin , heq dhimbjet e kokës , dhe ka veti të shkëlqyera anti - inflamatore .
- disa pika vaji eukalipti - lufton presionin e ngjeshjes, rëndesës , dhimbjet e kokës dhe probleme të frymëmarrjes .
- disa pika vaj livantoje( livantoja bimë ka ngjyrë lejla) - vepron si antihistaminik natyror ( bllokon reaksionet alergjike ) , jep qetësimi dhe veti zbutëse .

Përgatitja

Përgatitim metodën e dyfishtë të zierjes.

Në një tigan të vogël vendosim dyllin e bletës, vajin e kokosit dhe vajin që keni zgjedhur(bajme, ulliri ose fare rrushi)

Më pas në një tigan më të madh hedhim pak ujë dhe e ngrohim jo ta ziejmë. Në këtë ujë vendoset tigani tjetër që ka vajrat.
Pasi dylli të shkrihet shtojmë vajrat e tjerë dhe i përziejmë mirë, ku më pas përzierjen e hedhim në tubat bosh të cilët më pas vendosen në frigorifer për disa orë.

Kjo është gjithçka që do të donit.
Aplikojeni duke e vendosur balsamin poshtë hundës si dhe nën dhe sipër syve sa herë që ju keni nevojë.

Qëndroni të shëndetshëm dhe pa probleme.

KOMENTE