Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bizneset, përgjegjësi penale apo sociale
English

Bizneset, përgjegjësi penale apo sociale

Eva Bozo/Ekonomiste - Para disa ditësh qeveria shqiptare, në mbledhjen e organizuar me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve në vend, komunikoi vendimin e saj për krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik,

bashkë me projektligjin e hartuar në lidhje me funksionimin e tij. Sipas platformës së publikuar, ky Këshill do të shërbejë si një forum, ku do të trajtohen ankesat e sipërmarrësve në raport me administratën, qeverinë dhe në raport me të gjithë kuadrin legjislativ.

Krahas Këshillit do të ngrihet dhe Sekretariati i Këshillit Ekonomik, në mënyrë që çdo sipërmarrës të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë, të hapur dhe konkret me qeverinë për të trajtuar problemet e çdo sipërmarrjeje.

Kjo iniciativë ka një rëndësi të madhe, sepse përkon me përpjekjet e dekadës së fundit të vendeve anëtare, por edhe jo anëtare, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për të institucionalizuar dialogun mes shteteve dhe bizneseve.

Konkretisht, mbi 39 shtete anëtare e jo anëtare të OECD, janë angazhuar për të vënë në zbatim disa udhëzime të organizatës, të cilat synojnë të nxisin dhënien e kontributeve pozitive nga ana e shoqërive tregtare në progresin ekonomik, mjedisor e social si në rang kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Sipas udhëzimeve, një mjet efektiv për të përmbushur këtë qëllim është themelimi i Pikave Kombëtare të Kontaktit, të afta për të vendosur qeveritë në partneritet me sipërmarrjet, sindikatat dhe OJQ-të si edhe

për të bërë të mundur, që veprimtaritë e sipërmarrjeve të biznesit të jenë në harmoni me politikat e shteteve ku ato operojnë, të ekzistojë besimi i ndërsjellët shtet-sipërmarrje dhe anasjelltas, të përmirësohet klima e investimeve të huaja.

Duke krijuar Këshillin Kombëtar Ekonomik, qeveria shqiptare me shumë gjasa do të korrigjojë përfundimisht edhe kontekstin e përgjegjësisë së shoqërive tregtare vendase e të huaja, e cila deri më sot konvergon vetëm në një formë përgjegjësie dhe konkretisht në përgjegjësi penale të këtyre të fundit.

A mund të jenë partnerë të vërtetë shteti me bizneset, kur shteti nuk njeh qasje tjetër, veç “përndjekjes” së bizneseve, apo kur shteti nuk merr përsipër juridikisht asnjë detyrim dhe rrjedhimisht asnjë përgjegjësi për dështimet e veta në raport me biznesin?

Përgjigja në këtë rast është evidente: Jo! Në këtë kuptim, ka ardhur koha që nëpërmjet ligjit që do themelojë Këshillin Kombëtar Ekonomik dhe më konkretisht, nëpërmjet funksioneve që do t’i besohen këtij Këshilli,

shteti të mund të korrigjojë edhe kontekstin e përgjegjësisë së shoqërive tregtare vendase e të huaja, duke e transformuar përgjegjësinë penale të bizneseve, në përgjegjësi sociale të tyre. Koncepti i përgjegjësisë sociale të shoqërive tregtare (vendase e të huaja),

tashmë është përpunuar plotësisht, jo vetëm nga OKB-ja dhe OECD, por edhe nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Sipas këtij koncepti, shtetet nxiten që me anë të ligjeve të krijojnë standarde sjelljeje të sipërmarrjeve për çështje të tilla të ndjeshme si:

konkurrenca, punësimi, marrëdhëniet industriale, korrupsioni, mjedisi, interesat e konsumatorit, shkenca dhe teknologjia, tatimet etj.. Përgjegjësia për mosrespektimin e këtyre normave nga ana e palëve (aktorëve të biznesit, por edhe shtetit) për shkaqe të ndryshme, para se të bëhet objekt i shqyrtimit gjyqësor - sipas konceptit të përgjegjësisë sociale – do të mund të bëhet objekt i mjeteve alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve - në kuadër të Këshillave Kombëtarë Ekonomikë - si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.

Të tilla mjete të rëndësishme, thelbi i të cilave është sheshimi i mosmarrëveshjeve dhe pajtimi i interesave të palëve (shtetit dhe biznesit) bën të mundur që shteti mos rrezikojë të humbasë partnerë strategjikë mes bizneseve,

vendase e të huaja, si dhe bën të mundur që bizneset, nga ana tjetër të mos dekurajohen, apo mos keqkuptohen dhe të mos rrezikojnë interesat e tyre për çështje, të cilat mund të gjejnë zgjidhje në një klimë profesionale dhe paqësore.

Ndonëse nuk kuptohet qartë nga platforma, besojmë se Këshilli Ekonomik Kombëtar do të forcojë besueshmërinë mes aktorëve të biznesit (vendas e të huaj) dhe autoriteteve shtetërore, duke mbështetur

veprimtarinë e Këshillit mbi parimin e transparencës, i cili në parim kërkon që funksionimi i këtij institucioni të mund të kontrollohet prej Parlamentit dhe raportet periodike të tij

(në veçanti standardet e zbatuara nga Këshilli për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve konkrete, rezultatet dhe problematikat) të mund të jenë lehtësisht të aksesueshme për bizneset, qeverinë, OJQ-të, sindikatat, dhe grupe të tjera të interesit/Shekulli/

KOMENTE