English

Arrestohet biznesmeni që pagoi Sinanajn me 120 mijë euro

Policia e Tiranës arrestoi një biznesmen, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasësin me pagesë Julian Sinanaj që të vriste rivalin e tij në biznes.

Me një vendim gjykate, policia sot bëri të mundur prangosjen e biznesmenit në zonën e Komunës së Parisit, në kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se në pranga ka rënë Ilir Karçini, i cili kishte paguar 120 mijë euro për vrasjen biznesmenit rival në tregtinë e gazit, i cili duket se i ishte bërë pengesë.

Fatmirësisht vrasja u parandalua me arrestimin nga blutë e Tiranës të Julian Sinanit, i cili ka rrëfyer në polici se atentatin ndaj biznesmenit të karburanteve ishte planifikua për më datë 25 janar 2014, ditë kur Sinanaj u arrestua.

Tri ditë më parë kreu i Policisë së Tiranës Ardian Çipa bëri me dije se policia mundi të parandalonte vrasjen e një biznesmeni të hidrokarbureve, emri i të cilit nuk u bë publik, një vrasje kjo e porositur e cila ishte marrë përsipër të kryhej nga Juljan Sinanaj , Marion Mitro dhe N.GJ. Ky i fundit është dhe personi i penduar i bandës që bashkëpunoi me Prokurorinë dhe zbardhi gjithë zinxhirin e vrasjeve me pagesë dhe shpërthimeve me tritol.

KOMENTE