English


Fondi rezervë për institucionet, asnjë punonjës shtesë

O. Manjani - Ministria e Financave ka ndarë fondin rezervë për institucionet, të cilën e ka shoqëruar edhe me një urdhër për disiplinimin e shpenzimeve, çka do të thotë se asnjë qindarkë nuk do të dalë nga arka në formën e shpenzimit të paargumentuar në mënyrë bindëse.

Sipas tabelës së Ministrisë së Financave fondi i veçantë për Presidencën është 1.050.000 lekë dhe për Kuvendin 3.700.000 lekë. Ndërkohë Kryeministria do të marrë 2.250.000 lekë nga fondi i veçantë.

Fondi më i lartë është parashikuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe arrin në 547.000. 000 lekë Ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë do të marrin respektivisht 47.650.000 lekë dhe 60.800 000 lekë.

Ministria e Financave është treguar e rezervuar në fondin për Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilës i ka ankoruar një fond prej 1.970.000 lekësh, ndërsa për Ministrinë e Brendshme është parashikuar fondi 190.500.000 lekë.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme do të ketë në dispozicion 11.550.000 lekë, ndërsa Shërbimi Informativ Kombëtar do të marrë nga fondi i veçantë 12.600.000 lekë.

Disiplinimi i shpenzimeve

Ministria e Financave urdhëron të gjithë dikasteret shtetërore të mos nxjerrin asnjë qindarkë nga arka pa argumentuar shpenzimin.

Zbatimi i buxhetit të vitit 2014 nga institucionet publike do t’i nënshtrohet një disipline të rreptë. Një udhëzim i posatshëm i Ministrisë së Financave, të mban firmën e kreut të këtij dikasteri Shkëlqim Cani, detajon procedurat e zbatimit të buxhetit të këtij viti.

Referuar udhëzimit, institucionet publike nuk do të mund të bëjnë ndryshime në personel që mund të sjellin efekte financiare shtesë.

Po ashtu, në udhëzim përcaktohet se institucionet nuk do të mund të realizojnë asnjë investim të ri, të papërcaktuar nga buxhet, pa marrë më parë miratimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në urdhër janë detajuar edhe procedurat e shpenzimeve për Agjencinë e Prokurimeve, e cila nuk mund të realizojë asnjë prokurim për rastet kur urdhri i prokurimit është i pambuluar me fonde buxhetore.

Në këtë rast, udhëzimi përcakton se Agjencia e Prokurimeve nuk fillon procedurën zyrtare të prokurimit, pa pasur më parë një miratim të degës përkatëse të thesarit.

Ministria e Financave do të zhvillojë një sondazh çdo tre muaj te ministritë kryesore, nëse ka detyrime financiare të krijuara rishtas dhe të papaguara në kohë, për të përcaktuar pagesat e reja të kërkueshme që rrjedhin nga faturat ose pretendimet e marra pas datës 1 Janar 2014.

Ndërsa përsa i përket transfertës së pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore, ajo do të kryhet në 4 faza, ku çelet 35% në tremujorin e parë, 20% në tremujorin e dytë, 20% në tremujorin e tretë dhe 25% në tremujorin e katërt.

Shpenzimet

Ministria e Financave urdhëron që për çdo njësi shpenzuese të krijuar rishtazi, çelet kodi përkatës në sistemin informatik financiar të qeverisë, pas paraqitjes së kërkesës zyrtare të njësisë së qeverisjes së përgjithshme, e shoqëruar detyrimisht me aktin përkatës ligjor ose nënligjor, apo akte të tjera administrative të krijimit të tij.

E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e mbylljes së një njësie shpenzuese. Detajimi i fondeve për investime të miratuara në ligjin e buxhetit për vitin 2014, si dhe kërkesat për rishpërndarje apo për fonde shtesë për investime, do të paraqiten pranë nëpunësit të parë autorizues nga nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore, pasi të jetë marrë konfirmimi nga Ministria e Zhillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ministritë dhe institucionet qendrore, në detajimin e planeve të miratuara të investimeve, do të mbajnë parasysh këto kritere: projektet e investimeve të propozuara për financim duhet të jenë pjesë e projekteve të propozuara dhe të shqyrtuara në Kuvend deri në datën e miratimit nga Kuvendi të ligjit të buxhetit për vitin 2014.

Prokurimet

Për qëllime të një menaxhimi financiar eficient të fondeve publike dhe parandalimit të krijimit të detyrimeve të papaguara në kohë, çdo njësi e qeverisjes qendrore depoziton regjistrin e prokurimeve publike zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit në fillim të çdo viti buxhetor, si dhe çdo ndryshim të tij gjatë vitit, përpara fillimit të procedurës së prokurimit.

Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve duhet të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor.

Në rast se parashikohen prokurime për kontrata shumëvjeçare, ato duhet të paraqiten në regjistër, duke specifikuar veçmas fondin e nevojshëm për vitin buxhetor 2014 dhe fondet e parashikuara për secilin vit buxhetor, deri në plotësimin e shërbimeve/punimeve të planifikuara.

Sa përfiton çdo institucion nga fondi 1.2 mld lekë

Emertimi i Ministrisë / Institucionit Buxhetor Fondi i

vecantë

000/lekë

Presidenca 1.050

Kuvendi 3.700

Kryeministria 2.250

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 5.600

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrirrit të Ujrave 30.000

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 6.000

Ministria e Financave 43.700

Ministria e Arsimit dhe Sportit 547.000

Ministria e Kulturës 14.000

Ministria e Shendetësisë 47.650

Ministria e Drejtësisë 60.800

Ministria e Punëve të Jashtme (Aparati 187) 1.970

Ministria e Brendshme 190.500

Ministria e Mbrojtjes 130.870

Shërbi mi l nfor mativ Shtetëror 12 600

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 2 180

Akademia e Shkencës 420

Kontrolii Lartë i Shtetit 2 250

Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë 20.500

Ministria e Mjedisit 18.250

Prokuroria e Përgjithshme 11.550

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 17.550

Gjykata Kushtetuese 780

Agjensia Telegrafike Shqiptare 1.150

Instituti Statistikës 3.360

Shkolla e Magjistraturëës 330

Qendra Kombëtare e Kinematografisë 130

Këshilli i Lartë i Drejtësisë 700

Avokati i Popullit 700

Komisioni i Shërbimit Civil 340

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 750

Inspektoriati i Lartë Kontrollittë Deklarimittë Pasurive 730

Autoriteti i Konkurencës 610

Ministria e Integrinit 1.280

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 85

Institucione të tjera Qeveritare 3.200

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit 490

Agjensia Kombetare e Çertikimit Elektronik 125

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar 520

Agjencia e Prokurimit Publik 320

Komiteti Shtetëror i Minoriteteve 115

Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit 210

Komisioni i Prokurimit Publik 280

Inspektoriati Qendror 210

Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike 85

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor 295

Departamenti i Administrates Publike 310

Shkolla e Administrates Publike 240

Mbështetje për shoqërinë civile 180

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 405

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrirrinimi 320

Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit 210

Ministria e Energjisë dhe Industrisë 5.650

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 8.700

Totali 1.200.000

KOMENTE