Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Itali: Shqipëria, horizont i ri mundësish për investitorët italianë
English

Rama në Itali: Shqipëria, horizont i ri mundësish për investitorët italianë

Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij dy ditore në Itali prezantoi Shqipërinë si një horizont të ri për investitorët e mëdhenj italianë. Ai i ftoi investitorët e mëdhenj te Lombardisë për të hapur sipërmarrjet e tyre në Shqipëri. Kjo vizitë e kryeministrit është në vijim të vizitave për shpalosjen e potencialeve që ofron Shqipëria, të cilat nisën në rajonin e Puglias e që vijuan më pas në takimin me Konfindustrinë italiane të bërë disa javë më parë në Romë.

Në takimin me Grupin BOSCH, Kryeministri prezantoi reformat e ndërmarra nga qeveria e re shqiptare, vetëm në pak muaj. Reforma, të cilat synojnë afrimin e Shqipërisë me Evropën dhe konsistojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në tërësi si dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu prezantoi reformat administrative që ndikojnë në thithjen e investimeve e huaja, si dhe reformat strukturore të kërkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë.

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të investitorëve italianë të organizuar në takim nga Grupi BOSCH, Kryeministri u shpreh se nevojës së ndërmarrjeve italiane për t’u internacionalizuar, Shqipëria i përgjigjet me mundësi të mëdha për eksplorim dhe shfrytëzim, të cilave iu bashkohen edhe lehtësi të shumta për këta investitorë.

Afërsia gjeografike, kosto e ulët e fuqisë punëtore, sistemi i taksave, por edhe mbështetja e fortë e qeverisë për çdo investim që krijon vende pune, ishin disa pika kyçe që Kryeministri Edi Rama ua prezantoi si thelbësore investitorëve italianë për t’i tërhequr ata të investojnë në vendit tonë. “Arsyeja, pse ne jemi këtu, është para së gjithash, se nevoja jonë për investime, është e lidhur sigurisht, nga njëra anë për të zhvilluar sektorët përkatës, por nga ana tjetër për të hapur vende të reja pune. Çdo investim që krijon vende të reja pune, për ne është prioritet. Për këtë synojmë sektorin e manifakturës, por sigurisht ka dhe industri të tjera që krijojnë vende të reja pune dhe ne jemi të gatshëm t’i mirëpresim. Duke u vënë në dispozicion vende të ndryshme, objekte që kanë nevojë për ristrukturim, por që janë ekzistuese, depo vjetra, baza ushtarake të vjetra. Struktura, të cilat investitorët italianë i kanë gjetur shumë të favorshme më parë, por duke hequr ato barriera, të cilat deri tani ua kanë bërë jetën të vështirë, siç ka qenë kostoja e qerasë. Kështu që, ne do ta heqim barrën e qerasë dhe do të vendosim qiranë prej 1 euro, pavarësisht sipërfaqes në metër katrorë që do të vihet në dispozicion të një ndërmarrje, për të ndërtuar infrastrukturën e saj. Vetëm një euro dhe jo në një muaj.” - u shpreh Kryeministri Rama.

Një tjetër takim, Kryeministri Rama zhvilloi me Shoqatën e Investitorëve Assolombardia, gjatë të cilit u përqendrua në mundësitë që Shqipëria ofron, për investime në hidroenergjetikë, turizëm, infrastrukturë dhe bujqësi. “Jemi të bindur se Shqipëria përbën një horizont të ri për botën e investitorëve italianë. Sepse sot për sipërmarrjet italiane, ajo që mungon këtu, gjendet atje. Mjafton të përmendim se tatimi mbi të ardhurat për sipërmarrjet është vetëm 15 %, puna e dorës ka një kosto shumë të ulët në krahasim me këtu.

Shqipëria është një vend shumë i pasur në burime ujore. Ajo është vendi i dytë, më i pasur në Europë, pas Norvegjisë. Pra, ka shumë burime ujore për t’u shfrytëzuar, duke përbërë kështu një potencial të lartë hidroenergjetik. Sigurisht që, dhe në këtë sektor ka shumë për të bërë. Ka gjithashtu shumë për të bërë në sektorin e agrikulturës. Kemi patur tashmë kontaktet e para me ndërmarrjet bujqësore italiane që janë të interesuara të sjellin ose e kanë sjellë tashmë një pjesë të sipërmarrjes të tyre në Shqipëri. Sot të investosh në Shqipëri, nuk do të thotë të investosh vetëm aty, sepse në ditët e sotme ka një realitet të ri gjeopolitik pas vendosjes së marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka mbyllur epokën e konflikteve në rajon. Dhe e ka shndërruar rajonin në një platformë të re të zhvillimit ekonomik dhe të bashkëpunimit rajonal. Nga këndvështrimi i tregut, sot kemi një treg shumë më të madh se sa ç’gjendet brenda kufijve të Shqipërisë. Sepse nuk është vetëm Kosova, një shtet tjetër me shqiptarë, me të cilin ne kemi një bashkëpunim më të ngushtë gjithnjë e më shumë, por gjithashtu është edhe pjesa tjetër e rajonit.” - u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri zhvilloi gjithashtu një vizitë në Institutin Evropian të Onkologjisë. Kryeministri Rama, më herët është shprehur për iniciativa, për të promovuar strategjinë në parandalimin e sëmundjeve tumorale, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Kjo vizitë dhe takimi me drejtuesit e këtij instituti evropian ishte për të vendosur pika bashkëpunimi me një nga qendrat e ekselencës ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij në Itali, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe deputetët Artan Gaci, Blendi Klosi e Taulant Balla.

KOMENTE