Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
40 shkolla në Prishtinë mbyllen për shkak të nivelit të lartë të squfurit
English

40 shkolla në Prishtinë mbyllen për shkak të nivelit të lartë të squfurit

Ndërpritet mësimi në më shumë se 40 shkolla të Prishtinës, përfshirë edhe dy çerdhe të kryeqytetit. Niveli i lartë i squfurit në naftën që përdoret për ngrohje më shumë se 60 herë mbi normën e lejuar ka detyruar kryetarin Shpend Ahmeti që të marrë këtë vendim.

Ahmeti tha se, ky rezultat ka ardhur pas analizave të tri mostrave në tri shkollat e Prishtinës. Ndërkaq, në dy çerdhe ka urdhëruar të ndalojnë ngrohjen dhe do t’i njoftojnë prindërit më qetësi që të shkojnë dhe t’i marin fëmijët e tyre.

“Mësimi nuk do vazhdojë edhe një ditë të vetme pa u siguruar se nafta që përdoret për ngrohje do të jetë në nivelin normal, sepse pasojat e saj janë afatgjata”, deklaroi Ahmeti.

Dëmi që mund t’ju shkaktohet nxënësve dhe qytetarëve në këtë është pasoja kancerogjene dhe shkakton edhe shumë sëmundje te tjera.

“Pasojat janë të rënda. Dëmtohet sistemi respirator dhe pjesa e popullatës që është më e cënueshme rrezikon edhe sistemin nervor”, deklaroi Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në Komunën e Prishtinës.

Ndërkohë, kryetari i komunës theksoi se, ky vendim nuk është sulm ndaj askujt por, thjesht një vendim i pashmangshëm deri në rezultatet përfundimtare të analizave.

“Kemi kërkuar nga kompania që bën furnizimin me naftë që të bëjë sa më shpejt zbrazjen e rezervuarëve dhe më pas të kontrollohet se sa të sigurta janë shkollat”, vijoi më tej Ahmeti.

Komuna tashmë ka dërguar një letër në Institutin e Shëndetit Publik për të marrë një vlerësim të rrezikshmërisë të këtij niveli të squfurit.

Sipas kryetarit Shpend Ahmeti, kjo është vetëm masë mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e fëmijëve derisa të sigurohen kushtet që shkollat të janë të sigurta/TCH/

KOMENTE