English


Kinë: Ekzekutim me varje për trafikantët shqiptarë

Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, bën me dije NOA.

Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat.

Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.

Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.

Sipas informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve "femra të bardha".

Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

KOMENTE