Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ç'farë janë infeksionet urinare. Shenjat dhe masat te fëmijët
English

Ç'farë janë infeksionet urinare. Shenjat dhe masat te fëmijët

C'janë infeksionet urinare (I.U)


TË VECANTAT E INFEKSIONEVE URINARE TE FËMIJËT


Me këtë emër kemi parasysh jo thjesht urinën e infektuar po dhe
infektimin e rrugëve të saj që fillojnë aty ku prodhohet urina (në
veshka) dhe përfundojnë në organet e jashtëqitje së saj.
Shkatarët më të zakonshëm të I.U. janë disa mikrobe të zorreve (kryesisht E.Coli), të cilët nga vrima e jashtëqitjes kalojnë në drejtim të organeve të urinës; mandej në rrethana të caktuara mund të ngjiten më lart duke arritur deri në veshka.
Në aspektin praktik, nuk ka rëndësi se deri ku mund të ketë arritur mikrobi, e rëndësishme është pjesa që ai ka dëmtuar. Nëse infeksioni ka shkaktuar maisje të veshkave, atëhere flitet për Pielonefritetë që mund të jenë akute ose kronike, ndërsa maisjet jashtë tyre, marrin emërin nfeksione të rrugëve urinare ose Cistite.
Infeksionet urinare favorizohen nga një sërë faktorësh si higjena e
pamjaftushme e organeve të jashte gjenitale, parazitët e zorrëve
(kyesisht oksiuret), humbja dhe moszëvëndësimi i lëngjeve, kapsllëku,
lëkura e ngushtë e penisit (fimoza), gurët në nivele të ndryshme të
rrugëve të urinës, marrëdheniet seksuale abuzive etj.
Një pjesë e mirë e tyre zhvillohen në teren të keqformime të rrugëve
urinare (shpesh të panjohura), prandaj në cdo rast I.U. krahas
mjekimit duhet patur vëmëndje dhe në këtë drejtim. Sot, në sajë të Ekos dhe në vëndin tonë shumë keqformimi zbulohen qysh para lindjes
(në barkun e nënës).
I.U. i gjejmë në të gjitha moshat, po përsa u përket fëmijëve më të
shpeshta hasen gjatë 2 viteve të parta duke u renditur mbas atyre të
rrugëve të frymëmarrjes.
Shpeshtësija lidhet dhe me seksin. Me përjashtim të moshës deri në një
vjec (me shpeshtësi më të madhe në meshkuj), në vazhdim dominon seksi
femër (afërsija e vrimës së jashtëqitjes me organet gjenitale,
spiegojnë numurit më të madh në këtë seks)

Cilat janë të vecantat?

Mos prisni dhe në fëmijët shënjat e njohura si në të rriturit (urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit, dhimbjet në fund të barkut etj).
Në këto mosha e vogela I.U. zhvillohen krejt ndryshe; shpesh me
shënja që në dukje nuk kanë asnjë lidhje me rrugët e urinës, cka bën
të largohet vëmëndja prej tyre dhe të merren për sëmundje të tjera
duke mbetur të pa zbuluara për periudha të gjata.
Në moshave të vogëla duhet të ngjallin gjithmonë dyshime disa shënja
"spiune " si grindjet e vazhdushme - vjelljet e diaretë e përsëritura
- temperatura të shpeshta (në dukje pa shkak ose të lidhura (vënd e
pavënd) me mahisje të bajaneve ose të fytit - zbehje - anemi - humbje
të gjallësisë së mëparëshme shoqëruar me mungesë të oreksit - rënie në
peshë dhe urinë me erë të rëndë.
Si shihet janë shënja mjaft të përgjithëshme, mbrapa tyre mund të
fshihen shumë gjëra, po para se të kërkoni shkaqe të tjera, bëni më
parë një analizë të thjeshtë urine (qoftë dhe pa rekomandimin e
mjekut).

Si vërtetohen.
Fillimisht duhet bërë një analizë e thjeshtë urine dhe mbjellaja e saj
(urokultura). Nëse në urinen e thjeshtë gjënden mbi 4 rruaza të bardha
(Leukocite) ose mbi 2 rruaza të kuqe (Eritrocite) dhe në urokulture
mbi 1000.000 koloni mikrobesh (për disa arsye urokultura mund të dali
pa mikrobe), atëhere kemi të bëjmë me një I.U. Në vazhdim cdo mjek
kërkon dhe Eko për të parë nëse ka dëmtime të strukturës së veshkave
apo të rrugëve të urinës, gur, keqformime etj); mandej sipas gjëndjes,
mund të lindi nevoja për analiza te tjera si të gjakut, radiografi,
urografi, shintigrafi etj.

Si zhvillohen I.U. sipas moshës?

I.U në të porsalindurit (28 ditët e para)
Disa shënja si mosmarrja si duhet e gjirit, zbehja, përgjumësija, të
vjellat, diareja, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve -
njollat e kuqe në pelena, ulja e temperaturës; duhet të ngjallin
gjithmonë dyshime për një IU; prandaj duhet kërkuar analiza e urinës
dhe mmbjellja e saj (urokultura). Nëse vërehen ndryshime. atëhere
mjeku kërkon dhe Echo, për arsye se një pjesë e mirë e IU, zhvillohen
në terenin e keqformimeve të veshkave apo të rrugëve të urinës.

Infeksionet urinare në fëmijët e vegjël (deri 2 vjec)
Në këtë moshë, në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës si
mungesë e theksuar oreksi, të përziera, vjellje, diare, episode
temperature "me natyrë të pa qartë", grindje, përplasje këmbësh gjatë
urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku,
prambetje në peshë etj. Ngritja e menjëherëshme e temperaturës, shpesh
në këto mosha shoqërohet me konvulsione.

Infeksionet urinare në fëmijët e rritur

Mbas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht shënjat
tipike të të rriturve si urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit,
dhimbje në fund të barkut, rifillim i urinimit në gjumë etj. Në
fëmijët e rritur, një dhimbje e fortë që i lë pëpa frymë vetëm për një
cast, është shënjë e rëndësishme që ngjall dydhime për një infeksion
të rrugëve të sipërme të urinës.

Cila është ecurija
Nëse zbulohen në kohë e trajtohen si duhet, këto sëmundje kanë ecuri
mjaft të mirë; në të kundërt, pasojat mund të jenë të të rrezikëshme
për jetën.
Ndërlikimi më i rëndë është pamjaftushmërija veshkore kronike në
kuadër të pielonefriti kronik. Për ta bërë sa më të kuptushme, mjafton
të kujtojmë se fëmija bëhet invalid pa dalë në jetë dhe prej këtij
momenti, për të jo vetëm familja po dhe shoqërija detyrohen të
shpenzojë shuma kolosale; pra lind një një problem sa shëndetsor dhe
shoqëror që mund të ishte parandaluar..
Duke parë në kompleks problemin e I.U. shërbimi më i mirë është
parandalimin e tyre, zbulimin në kohë, tarajtimi korekt, ndjekja dhe
vlerësimi i duhur prej familjarëve.

Si mund të parandalohen?
Ndryshe prej disa sëmundjeve të tjerë të sistemit urinar, për
parandalimin I.U. mund të bëhet shumë.
Këto masa fillojnë me kujdesin ndaj mahisjeve të kërthizës në të
porsalindurit, bërjen synet (nëse është e nevojshme pa humbur kohë
qysh në cdo moshë), mbajtjen pastër të organeve gjenitale, sidomos në
vajzat (asnjëherë pudëra, kremra, fshirje me letra të lagura), në
vazhdim mbathje pambuku e të bollshme, zëvëndësimi i lëngjeve të
humbura me anë të djersësve të tepërta, vjelljeve ose diareve, mjekimi
i parazitëve dhe mënjanimi i kapsllëkut përbëjnë disa nga ato ku duhet
bërë kujdes i vecantë.
Shumë fëmijë kur kthehet nga shkolla, para se të na përshëndesin,
flakin cantën dhe futet nxitimthi në Ë.C. Kjo tregon se banjat e
shkollës nuk mbahen pastër ose janë të pakëta. Në këto rrethana,
neverija ndaj erës së rëndë dhe pisllëku, i bën të mundohen të mbajnë
sa në tepër urinën; dukuri favorizon I.U.

Si mjekohen?
Shumë prindër sa mësojnë se fëmija ka infeksion urinar, kërkojnë
menjëherë mjekimin; po praktikisht për cdo mjek (qoftë dhe specialist
i kësaj fushe) është tepër e vështirë të rekomandohet një mjekim, pa
parë në kompleks gjëndjen e fëmijës dhe analizat e kryera. Arsyeja
qëndron në faktin se I.U. paraqiten në forma të ndryshme: duke filluar
vetëm me mikrobe në urinë e deri në gjendje me temperaturë të lartë,
rruaza të bardha e albunë në shifra të larta në urinë etj.
Mjekim të vecantë karkojnë gjithmonë I.U. në rastet me gurë ose
keqformime të rrugëve urinare të cdo niveli. Nëse kemi të bëjmë psh me
një nga dukuritë më të shpeshta; kthimin mbrapsh të urinës nga
fshikëza në drejtim të veshkave (Reflukset veziko ureterale) atëhere
kërkohet pa tjetër mjekim i zgjatur e ndjekje për muaj e ndoshta për
vite.
Nisur nga kjo larmi formash, cdo rast trajtohet gjithmonë i vecantë,
pra mjekimi është individual, prandaj këtë lerjani vetëm
specialistëve.
Përsa i përket dietës, i sëmuri do të ushqehet si zakonisht, vetëm të
marrë lëngje në mënyrë që të ketë urinim të bollshëm (lëngu më i mirë,
është uji)

Dr.POLIKRON CELO Pediater dhe specialist për sëmundjet e veshkave në femije.

KOMENTE