Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama takon krerët e institucioneve të pavarura. Korrupsioni tema e diskutimit
English

Edi Rama takon krerët e institucioneve të pavarura. Korrupsioni tema e diskutimit

Kryeministri Edi Rama dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit Bledar Çuçi pritën në një takim pune krerët e institucioneve të pavarura. Në këtë takim ku morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ajazi Lika, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Lleshi, Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, Xhuka, si dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Çefa, u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Për më tepër, Qeveria së bashku me institucionet e pavarura duhet të ndërmarrin veprime në unison për të adresuar probleme kyçe të axhendës evropiane me qëllim anëtarësimin e afërt në BE.

“Ka vend për bashkëpunim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por gjithsecili duke mbajtur pozicionin e tij të pavarur e kushtetues” – u shpreh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Çuçi. Gjithashtu ai përmendi nevojën për strukturimin sa më të mirë të marrëdhënies midis Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe institucioneve të pavarura në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër korrupsionit.

Nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. U ra dakord mbi ngritjen e bashkëpunimit në nivelin e duhur, si dhe ndërmarrjen e një serie veprimesh konkrete dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri.

KOMENTE