Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Shërbime dinjitoze në çdo sportel të Shqipërisë
English

Rama: Shërbime dinjitoze në çdo sportel të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në vijim të inspektimit të disa institucioneve publike në Korçë, kreu një vizitë të pa lajmëruar në Degën Doganore Korçë dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Objektet dhe disa prej mjediseve të këtyre dy institucioneve që ofrojnë shërbime drejtpërdrejtë qytetarëve janë rikonstruktuar së fundmi.

Në hyrje të zyrës doganore, një befasi e këndshme për Kryeministrin Rama ishte falënderimi shumë i sinqertë i një qytetareje me profesion infermiere, e cila tani përfiton 4200 lekë më shumë, nga taksimi i ri mbi të ardhurat. “Unë vajta pagova me 42mijë lekshin që më rriti Kryeministri ca detyrime,” u shpreh kjo punonjëse e sistemit shëndetësor.

Kryeministri Rama dhe Zëvendëskryeministri Peleshi vizituan ambientet e rikonstruktuara të Zyrës Doganore. Në bisedë me drejtuesit dhe punonjësit u informuan se përpjekjet e para të ekipit të ri janë përqendruan në zgjidhjen e problematikave më emergjente, që kishin çuar në uljen e numrit të subjekteve që i drejtoheshin kësaj Zyre për kryerjen e procedurave doganore. Tashmë, u shpreh Drejtoresha Erjona Rafta, jemi përqendruar në rritjen e cilësisë, shpejtësisë dhe transparencës në shërbimet që u ofrojmë biznesit.

“Orari zhdoganimit zyrtarisht është 8:00 me 15:00, por realisht kryhej 8:00 me 12:00 ose 13:00. Ndërkohë që tani, ne kemi kryer praktika edhe në 10:00 të natës, për t’iu ardhur në ndihmë subjekteve, në varësi të ngarkesave që vijnë. Parkingu ka pasur një vlerë 2 mijë lekë (të reja) dhe menjëherë pas komandimit tim në këtë detyrë, kam biseduar dhe kemi rënë dakord që vlera të ulej në 50%, pra, tani është 1 mijë lekë. Parkingu ishte një arsye që i largonte subjektet nga dega doganore Korçë, që ulte të ardhurat që mblidhte kjo degë më parë. Subjektet tani janë shumë herë më të kënaqur, sepse paguanin një vlerë të konsiderueshme, ndërsa tani jo më. U bënë disa investime, u mbulua peshorja që ishte një problematikë shumë e madhe, sepse duke mos qenë e mbuluar, nga shiu, nga bora ndikonte direkt në peshën reale të ngarkesave të subjekteve,” - u shpreh Rafta.

Ndalesa tjetër ishte në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Edhe në këtë institucion, muajt e fundit janë shënuar ndryshime të dukshme në shërbimin ndaj qytetarëve, falë investimeve që janë kryer në pritjen e qytetarëve, si dhe është rikonstruktuar arshiva e institucionit.

Kryeministri Edi Rama u interesua duke folur drejtpërdrejtë me qytetarë të ndryshëm në mjediset e ZRPP-së, për cilësinë e shërbimit që ofron kjo Zyrë. “Punojnë brenda rregullave. Nga çka qenë, është shumë më mirë. Ka shumë ndryshim të madh,” - u shpreh një qytetar.

Rëndësi të posaçme, Kryeministri kërkoi t’i kushtohet edhe sjelljes dhe kodi etik të çdo punonjësi në shërbim të qytetarëve.

KOMENTE