Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkollat me regjistra elektronikë
English

Shkollat me regjistra elektronikë

"Shkolla Qendër Komunitare" është projekti më i ri në fushën e arsimit, që synon informatizimin e regjistrave në shkolla, por jo vetëm kaq, edhe lajmërimin në kohë reale me SMS, të prindit për çdo notë dhe çdo mungesë në mësim të nxënësit.

Regjistri online që mbledh të dhënat e çdo nxënësi janë të shikueshme përmes passëord-it nga çdo prind. Nisjen e këtij projekti në shkollën "Sevasti Qiriazi" të Korçës e pa nga afër kryeministri Rama.

“Është një projekt që do kohën e vet, por pa asnjë dyshim ne nuk duhet të humbasim kohë që t’i bashkojmë në një trup të vetëm nxënësit, mësuesit, prindërit dhe qeverinë, në mënyrë që bashkërisht të bëjmë më të mirën qoftë për rritur cilësinë e jetës në shkollë në tërësi, qoftë për të rritur rezultatet e të gjithë nxënësve në mënyre të veçantë. Besoj që ky është një shembull i mbarë i mirë. Projekti i jep shkollës shumë më tepër siguri, i jep fëmijëve shumë më tepër siguri, i jep prindërve shumë më tepër siguri, që garanton progres të vazhdueshëm dhe ka në themelin e vet inovacionin e pandalshëm duke e shfrytëzuar sa më mirë teknologjinë”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama për pak momente i është rikthyer pasionit të vjetër basketbollit.

Ministrja gjen 51 nxënës në shkollë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka inspektuar shkollën e mesme profesionale “Enver Qeraxhi” në Pogradec ku duhet të ishin prezent në mësim mbi 250 nxënës, por në fakt ajo ka gjetur vëtëm 51 gjimnazistë.

“Erdha për të inspektuar këtë shkollë pas një raporti që mora nga drejtori i zyrës arsimore në Pogradec, që në një inspektim, në një shkollë të regjistruar 250 nxënës ai të gjente në shkollë vetëm 51 dhe në sistemin me shkëputje nga 428 të regjistruar realisht të gjenden nëpër klasa vetëm 64. Mendova ta shikoja realitetin vetë në vend. Janë dhënë edhe diploma, janë dhënë edhe testime. Ne do ndërhyjmë, do marrim masa, njëherësh për të ndërhyrë në proces për të identifikuar problemet dhe për të cuar para drejtësisë të gjithë ata njerëz që kanë bërë këtë katrahurë dhe për të filluar një epokë të re për këtë shkollë ashtu si për gjithë shkollat e Shqipërisë”, tha ministrja Nikolla.

Pas këtij inspektimi pritet të verifikohet se sa është numri real i nxënësve, sa diploma janë dhënë në mënyrë të paligjshme dhe sa është demi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit/TCH/

KOMENTE