Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takim befasues midis dy Koreve (VIDEO)
English

Takim befasues midis dy Koreve (VIDEO)

Zyrtarët nga Korea e Veriut dhe e Jugut po mbajnë bisedimet e para të nivelit të lartë që nga viti 2007 .

Takimi - i kërkuar nga Pheniani - është duke u zhvilluar në fshatin kufitar Panmunjom .

Asnjë agjendë nuk është caktuar , por çështja e bashkimit familjar të planifikuar për më vonë këtë muaj pritet të diskutohet .

Pheniani ka kërcënuar të anulojë ribashkimin për shkak të ushtrimeve ushtarake vjetore që Koreja e Jugut dhe SHBA-të po organizojnë në shkurt .

Takimi filloi në mëngjes në orën 10:00 sipas kohës lokale ( 01:00 GMT) dhe zgjati 90 minuta . Delegatët më pas u mblodhën në anën e Panmunjom të Koresë së Jugut në pasdite , tha agjencia e lajmeve AFP .
Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se ata ishin të befasuar kur ftesa e Koresë së Veriut për takim mbërriti . Kjo është hera e parë në më shumë se gjashtë vjet , thonë ata , për një takim në këtë nivel të ndodhë . Një përpjekje e ngjashme vitin e kaluar ra viktimë e një zënke mbi protokollin , por këtë herë të dyja palët duken më të gatshme për të folur .

Takimi vjen pas javësh të propozimeve diplomatike nga Pheniani që kanë ngritur shpresat në disa qarqe se disponimi në gadishull po ndryshon .

Por përsëri shkak mbetet mardhëniet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

2073

KOMENTE