English

Arrestimet, ndalimet dhe procedimet gjatë 24 orëve të fundit

DREJTORIA E POLICISË QARKUT TIRANË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Renato Llesh Beleshi, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës 07.30, në fshatin Farkë, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprila” pa targë. Neni 291 i K.P.
Më datë 14.02.2014, shtetasi G.M., përfaqësues i Azilit të Pleqve, kallëzon se më datë 13.02.2014, është larguar nga azili shtetasi R.H., vjeç 86, banues në Tiranë, i cili vuan nga humbja e kujtesës. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi dhe punohet për kapjen e shtetasit D.T., vjeç 21, banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje, pasi dyshohet se rreth orës 08.30, te kryqëzimi rrugës “Muhamet Gjollesha”, i ka vjedhur nga dora celularin shtetasit L.A., vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh.D., vjeç 76, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Komuna e Parisit”, me vetëgjyqësi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit A.C.. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.M., vjeç 16 dhe punohet për kapjen e shtetasit J.S., vjeç 17, banues në Tiranë, të dënuar për vjedhje, pasi dyshohen se më datë 13.02.2014, rreth orës 13:30, në rrugën “Sami Frashëri“, në bashkëpunim, kanë tentuar t’i vjedhi celularin tip “Iphone 4S“ dhe lekë shtetasit U.T., vjeç 14, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, shtetasja E.Xh., vjeç 23, banuese në Tiranë, operatore shitëse, kallëzon se rreth orës 16:00, në dyqanin e një kompanie celulare, një person i paidentifikuar ka vjedhur 2 telefona celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në rrugën “Ndre Mjeda”, është vjedhur banesa e shtetasit italian D.S, vjeç 30, banues në Tiranë, ku kanë marrë 1 Lap Top. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 15.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.M., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyhsohet se rreth orës 00:30, në banesë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes datë 25.11.2013, të lëshur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten A.B., vjeç 43. Neni 320 i Kodit Penal.
Më datë 15.02.2014, rreth orës 04:30, në bulevardin “Bajram Curri”, tek një lokal tre persona duke e goditur me grusht, i kanë marrë me dhunë 170.000 lekë, kamerierit A.I.. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 14.02.2014, shtetasi T.Gj, vjeç 46, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 10.02.2014, rreth orës 17:30, në rrugën “Mihal Duri”, kanë tentuar ti vjedhin në garazh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Për vjedhjen e telefonit tip “Iphon 4” dhe 7.000 lekë, shtetasit E.F., rezultoi se autori i dyshuar i saj ishte shtetasi Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili u ndalua gjatë ditës së djeshme si autor i dyshuar i 3 rasteve të vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në rrugën “Petrela”, në një pallat kanë vjedhur derën prej duralumini të hyrjes së pallatit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 12:30, kanë vjedhur banesën e shtetases M.T., vjeç 19, ku kanë marrë një aparat “Ipad”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D.U., vjeç 16, banues në Laprakë, nxënës në shkollën e mesme “Aleks Buda”, pasi rreth orës 10:45, në rrugën “Gjergj Legisi” pranë shkollës, u kap me një pistoletë në dukje si sportive, e cila u bllokua me cilësinë e provës. Neni 280 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, shtetasja italiane M.P., vjeç 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në autobusin e linjës “Tirana e Re”, i kanë vjedhur telefonin tip “Iphone 4 S”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 14.02.2014, shtetasi G.K., vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 19.01.2014, në rrugën “Myslym Keta”, duke punuar me taxi, një shtetas i ka vjedhur me dhunë 180 euro, 7.000 lekë dhe 2 celular. Nga veprimet e kryera rezultoi se autor është shtetasi Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili është ndaluar për vjedhje me dhunë nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një ditë më parë. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 13.02.2014, shtetasi F.J., vjeç 48, banues në Tiranë, shofer taxie, kallëzon se më datë 06.02.2014, rreth orës 17:30, në rrugën Myslym Keta, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 225000 lekë. Nga veprimet e kryera rezultoi se autor është shtetasi Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili është ndaluar për vjedhje me dhunë nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një ditë më parë. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 13.02.2014, shtetasi L.S., vjeç 45, banues në Tiranë, shofer taxie, kallëzon se më datë 09.02.2014, rreth orës 21:00, në Allias, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 28000 lekë dhe 1 celularë. Nga veprimet e kryera rezultoi se autor është shtetasi Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili është ndaluar për vjedhje me dhunë nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një ditë më parë. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 13.02.2014, shtetasi Sh.I., vjeç 46, banues në Tiranë, shofer taxie, kallëzon se më datë 08.02.2014, rreth orës 19:00, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 2500 lekë dhe 25 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Reshat Beqir Disha, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi u kap me pistoletë tip "Bereta", me 5 fishekë pa leje, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, shtetasi H.Ç., vjeç 48, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 16:00, në rrugën “Selaudin Zorba”, në dyqanin e mishit, i kanë vjedhur 5 bidona me vaj ulliri dhe 1 peshore elektronike. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes F.D., vjeç 29. Neni 130 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.Gj, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F.S., vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sulejman Kurt Dara, vjeç 49, banues në Kamzë, pasi më datë 13.02.2014, rreth orës 10:00, në Frutikulturë, dyshohet se i ka vjedhur çantën me dokumente shtetasit H.M., vjeç 63, banues në Kamzë. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shpëtim Petraq Zerka, vjeç 54, banues në Valias, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në Valias, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasen M.R., vjeç 28, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut me leje. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 14.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.D., vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti G.D., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit R.D., vjeç 51, ku kanë marrë 8000 lekë, disa dokumente dhe 60 ml kabëll elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 14:00, te ish dogana e Tiranës, në magazinë kanë vjedhur 28 koli me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 11:30, në fshatin Pezë Helmës, është djegur banesa e shtetasit B.A., vjeç 47. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se zjarri është shkaktuar nga amortizimi i instalimeve elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.Xh., vjeç 54, banues në fshatin Zikxhafaj, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në lagjen Nr. 1, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin V.C., vjeç 50, banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 15.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Servet Shefit Tabaku, vjeç 40, banues në Cërrik, pasi dyhsohet se më datë 14.02.2014, rreth orës 20:15, në autostradën Kavajë Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë AA 144 AN, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, punonjësin e policisë rrugore. Neni 237 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.L., vjeç 39, banues në Kamzë, kthyer inad nga Italia, pasi në nga kontrolli në pasaportë kishte disa viza të ndryshme të dyshuara të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.D., vjeç 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 07:10, në lagjen Nr.18, pas një konflikti, ka goditur me sende të forta shtetasin F.B., vjeç 18, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshoeht se në vitin 2012, i ka shitur një apartament në shumën 27.000 euro, shtetases S.V., po të njëjtin apartament ja kishte shitur dhe një personi tjetër. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim, Lefter Naim Keçi, vjeç 29, banues në Shijak, ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendim Nr. 528, datë 16.07.2011, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. Nenet 76, 25 e 278/4 të Kodit Pena.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 16, banues në fshatin Rrakull, Kavajë, pasi rreth orës 15:30, në lagjen Nr. 17, u kap me pistoletën tip “Ekol”, pa leje. Neni 278/2 i K.P.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 16:00, në fshatin Rinia, shtetasi Nj.E., vjeç 56, banues në fshatin Adriatik, duke lëvizur me biçikletë është rrëzuar dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.M., vjeç 26, banues në Durrës, pasi rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 14, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.Xh., vjeç 22, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 14.02.2014, shtetasi S.K., vjeç 49, banues në Fushë Krujë, kallëzon se rreth orës 11:00, i është larguar nga banesa, djali D.K., vjeç 16. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V.B., vjeç 50, banues në fshatin Vardardhë, pasi rreth orës 12:30, nga kontrolli në banesë ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.K., vjeç 50, banuese në fshatin Rrushkull, pasi ish bashkëshorti V.B., vjeç 50, banues në fshatin Vadardhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT DURRËS

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V.C., vjeç 26, banuese në Durrës, pasi rreth orës 08.00, në P.K.K.Port, në hyrje teksa kthehej nga Italia, nga kontrolli në pasaportë kishte disa viza të Pikë kalimeve të ndryshme kufitare që dyshohen se janë të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.Ç., vjeç 29, banues në Elbasan, pasi motori tip “Dukat”, që ju bllokua, nga verifikimi në sistem rezultoi i vjedhur në Itali, në vitin 2013. Neni 141/a i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar


Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.S., vjeç 42, banues në fshatin Kusarth, pasi dyshohet se në fshatin Kusarth, në lokal ushtronte aktivitet të lojrave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 makineta. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u dërguan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Florenc Nikoll Musteqja, vjeç 35, banues në fshatin Kuqan, i arrestuar më datë 12.02.2014, për mashtrim, pasi me anë të mashtrimit, për ti transportuar disa mallra nga Greqia, i ka marrë 150 euro, shtetases T.L., vjeç 49, banuese në Durrës, si dhe i ka marrë 180 euro, shtetases L.E., vjeç 51, banuese në Durrës. Neni 143/2 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Për humbjen e kontakteve me familjarët prej datës 03.02.2014, të shtetases N.P., më datë 14.02.2014, rreth orës 08:30, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jaup Krenar Troka, vjeç 20 dhe punohet për kapjen e shtetasve K.S., vjeç 20 e R.Ç., vjeç 21, banues në fshatin Bradashesh, pasi dyshohen se rreth orës 02:00, në lagjen “Brigada 17-Sulmuese”, në bashkëpunim, kanë tentuar të vjedhin me thyerje magazinën e firmës së shtetasit S.Ç.. Nga veprimet e kryera rezulton se janë autor të dyshuar të 3 vjedhjeve të tjera ndodhur më datë 20.12.2013, 27.01.2014 e 02.02.2014. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Pal Stefan Bezhani, vjeç 61 dhe Roland Pal Bezhani, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohen se rreth orës 09:00, në banesë, në bashkëpunim, për shkak të detyrës, kanë goditur punonjësin e ÇEZ-it, shtetasin V.S.. Nenet 237 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.H., vjeç 34, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se më datë 13.02.2014, rreth orës 13:00, në Guri Zi, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F.H., vjeç 53, banues në Guri Zi. Neni 84 i Kodit Penal.
Për ngjarjen datë 22.11.2013, që bënë fjalë për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe mos bindje të urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik, më datë 14.02.2014, rreth orës 20;30, u ndalua shtetasi në kërkim Aleksandër Petrit Xhaka, vjeç 36, banues në fshatin Kamiçan. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H.M., vjeç 60, banues në fshatin Mlizë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në Unazë, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko”, ka goditur një karrocë të tërhequr me kal, për pasojë është dëmtuar karrocieri, G.B., vjeç 42, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.K., vjeç 48 e N.K., vjeç 50, banues në fshatin Labinot Fushë, pasi dyshohen se rreth orës 14:00, në Labinot Fushë, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F.K., vjeç 62, banues në Labinot Fushë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 18:00, në lagjen “Shenkoll”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit R.D., vjeç 75, ku kanë marrë 26000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në fshatin Kusarth, është vjedhur me thyerje shkolla 9 vjeçare, ku kanë marrë 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh.Ç., vjeç 48, banues në fshatin Bradashesh, pasi rreth orës 14:00, nga kontrolli në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 30 fishekë model 56, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit M.L., vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në fshatin Katund i Ri, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, drejtorin e shkollës mesme. Neni 237 i Kodit Penal.
Në vijim të informacionit datë 12.02.2014 për largimin nga banesa të shtetases N.H., më datë 14.02.2014, u gjet dhe sqaroi se është larguar me dëshirën e saj dhe iu dorzua familjarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gentian Sami Alliu, vjeç 25, banues në fshatin Qukës, pasi dyshohet se më datë 13.02.2014, rreth orës 20;00, në fshatin Qukës, i ka vjedhur me dhunë 40.000 lekë shtetasit K.B., vjeç 54, banues në fshatin Qukës, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 139 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh.

Më datë 14.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ritvan Fatos Hasani, vjeç 32 dhe Irdi Abas Metaj, vjeç 23 dhe punohet për kapjen e shtetasve S.B., vjeç 30, J.K., vjeç 29 e A.M., vjeç 28, banues në Gramsh, pasi dyshohen se rreth orës 04:30, në fshatin Trashovicë, u kapën duke vjedhur karburant në depozitat e gjeneratorëve të antenave të një kompanie celulare. Neni 134/2 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË

Komisariati i Policisë Korçë

Për vjedhjen 111 ml kabëll të ndriçimit të rrugës në lagjen Nr. 6, më datë 14.02.2014, u ndalua autori i dyshuar shtetasi në kërkim Sajmir Iljas Lloshi, vjeç 22, banues në Korçë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.D., vjeç 15, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr. 8, fshatin Farkë, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.B., vjeç 45, banues në Korçë, pasi bashkëshortja F.B., vjeç 53, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Korçë.
Për plagosjen me mjete të mprehta të shtetasit R.D., më datë 14.02.2014, u ndalua autori i dyshuar shtetasi në kërkim G.Z., vjeç 17, banues në fshatin Belorta. Neni 89 Kodit Penal.
Për largim nga banesa të shtetases E.H., më datë 14.02.2013, u gjet dhe deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 14:30, në lagjen Nr.3, te kodrat e qytetit, është gjetur i varur shtetasi V.Ll., vjeç 59, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë. Neni 99 i Kodit Penal.
7. Më datë 15.02.2014, rreth orës 04:30, në spital është dërguar i vdekur shtetasi Gj.L., 47 vjeç, banues në Korçë, i cili punonte natën si pastrues rrugësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është shkaktuar nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Korçë.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 14.02.2014, u dërguan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, në gjendje të lirë për shtetasin Y.S., vjeç 47, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K.H., vjeç 32, banues në fshatin Hajdaraj, pasi dyshohet se më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Hajdaraj, ka prerë 15 fidana ullinj të shtetases Xh.H.. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Florenc Syrja Kananj, vjeç 29, banues në fshatin Peshtan i Madh, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Nr. 401, datë 18.11.2013, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË

Seksioni për narkotikët

Më datë 14.02.2014, u arrestuan shtetasit Destan Musa Bodoj, vjeç 23, Pëllumb Skënder Caushaj, vjeç 42, Veli Rexhep Bodoj, vjeç 33 dhe Ledian Spiro Gjika, vjeç 26 banues në Orikum, fshatin Vllahinë e Orikum, në kuadër të një oepracioni policor ku në Karaburun, në vendin e quajtur “Shën Vasil, u sekuestrua një sasi prej rreth 1149 kg e 770 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283/a/2, 22 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 12.02.2014, rreth orës 05:14, në fshatin Bunavi, në banesën e shtetasit T.B., vjeç 83, ka pasur një shpërthim, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja U.B., vjeç 77, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit N.A., vjeç 50, G.A., vjeç 22 dhe K.S., vjeç 31, banues në fshatin Kuç, pasi dyshohen se rreth orës 20:00, në Kuç, për motive pronësie, kanë goditur njeri tjetrin me mjete të mprehta. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në lagjen “Sinan Ballaci”, në banesë, shtetasit P.B., vjeç 73, i kanë vjedhur 6 kv hekur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit H.B., vjeç 27, banues në Konispol, pasi dyshohet se më datë 13.02.2014, në orët e paradites, në automjetin e tij, ka ngacmuar seksualisht, pa dëshirën e saj, një 17 vjeçare. Neni 108/a i Kodit Penal.
Seksioni kundër akteve terroriste

Më datë 14.02.2014, rreth orës 19:40, në Spille, Himarë, u kap dhe u shoqërua në stacionin e policisë Himarë, shtetasi F.Dh., vjeç 29, banues në Spille, duke shpërndarë fletushka antinacionaliste. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “Opel”. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

Seksioni kundër akteve terroriste

Më datë 14.02.2014, rreth orës 19:30, në fshatin Dervician, u gjetën të shpërndara fletushka antinacionaliste. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 225 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 14.02.2014, u dërguan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Eduart Edmond Demçaj, vjeç 20, banues në Gjirokastër i arrestuar më datë 07.02.2014, nga Komisariati i Policisë Gramsh për një vepër tjetër penale, pasi Gjykata e Rrethit Gjirokastër me Vendim Nr. 95, datë 22.05.2013, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

Seksioni për narkotikët

Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Qamil Ferid Hasani, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi rreth orës 12:30, nga kontrolli në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 50.4 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjeç 21, banues në fshatin Rragam, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, te “Ura e Kirit”, u kap me mjetin furgon tip “Ford”, duke transportuar pasagjerë, pa licencë. Neni 180 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 14.02.2014, u ndalua shtetasi Besmir Ilmi Kasemi, vjeç 22, banues në fshatin Guri Zi, pasi Gjykata Apelit Shkodër, me vendim Nr. 06, datë 08.01.2014, e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/2 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Indrit Muharrem Bushati, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, ka rilidhur energjinë elektrike të ndërprerë nga kompania “ÇEZ”, pasi ishte debitor dhe për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e “Çez”. Nenet 236, 137 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi Përmetit”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit L.H., vjeç 51, ku kanë marrë 3000 euro, 500 000 lekë dhe 12 aparate celularësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasi R.B., vjeç 54, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 22:30, në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes A.B., vjeç 47, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë

Për dhunimin e varrit të shtetasit A.F., më datë 14.02.2014, u dërguan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për shtetasin E.N., vjeç 17, banues në Tiranë, i arrestuar më datë 12.02.2014, nga D. P. Q. Tiranë. Neni 118 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N.V., vjeç 54, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në fshatin Omaraj, ka pushtuar 7 dynym tokë të shtetases D.M., vjeç 45, banuese në Omaraj. Neni 200 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I.M., vjeç 58, banues në Lezhë, pasi në rrugën “Shtraus”, dyshoeht se ka goditur me grusht shtetasin Gj.P., vjeç 43, banues në Lezhë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në rrugën “Gjergj Fishta”, kanë vjedhur 2 kaseta, 2 stabilizator dhe 2 transformator rryme të një Tv kabllor me vlerë 500.000 lekë, me administrator shtetasin F.S.. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj.N., vjeç 63, banues në fshatin Pllanë, pasi dyshoeht se rreth orës 14;00, në Pllanë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.T., vjeç 47, banues në Pllanë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P.Gj., vjeç 40 dhe F.B., vjeç 59, banues në fshatin Kallmet, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në Kallmet, shtetasi P.Gj, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me leje drejtimi është përplasur me motorin tip “Yamaha” të drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasi F.B.. Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal për shtetasin P.Gj. dhe Neni 291 i Kodit Penal për shtetasin F.B..
Më datë 14.02.2014, rreth orës 18:30, në fshatin Rrilë, shtetasi D.M., vjeç 17, banues në Rrilë, duke drejtuar biçikletën, aksidentalisht është rrëzuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 14.02.2014, shtetasja D.F., vjeç 26, kallëzon se është kanosur me mesazhe nëpërmjet celularit, nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, rreth orës 20:30, në Laç në lagjen Nr. 2, një person me kapuç, ka tentuar të vjedhë lekët në dyqanin e shtetases M.K., vjeç 50. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 14.02.2014, shtetasi O.B., vjeç 29, banues në Lurë, kallëzon se më datë 13.02.2014, rreth orës 15:00, i është larguar nga banesa motra O.B., vjeç 24. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.
Komisariati i Policisë Dibër

1. Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh.C., vjeç 53, banues në fshatin Çidhën, pasi rreth orës 17:00, nga kontrolli në banesë ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 ml fitil zjarr përcjellës. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 37, banues në fshatin Çerenec, pasi dyshohet se më datë 13.02.2014, në Çerenec, ka rilidhur energjinë elektrike pasi i ishte ndërprerë nga kompania “ÇEZ”, si debitor. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në qytet, janë vjedhur me thyerje zyrat e Nënprefekturës, P.S.-së dhe Gjendjes civile, ku kanë marrë 1 vulë për legalizimin e dokumenteve për jashtë shtetit, 1 njësi qendrore kompjuteri, 1 reflektor dhe 5.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat

Më datë 14.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart Xhemal Guna, vjeç 25 e Drita Xhemal Guna, vjeç 22, banues në fshatin Bel, pasi dyshohen se rreth orës 09:00, në fshatin Bel, për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta, shtetasit M.G., vjeç 53 e L.G., vjeç 46, banues në fshatin Bel, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.K., vjeç 31, banues në Burrel, pasi dyshoeht se rreth orës 21:30, në qytet, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin A.S., vjeç 46, banues në Burrel. Neni 90 i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT BERAT

Komisariati i Policisë Berat

Për vjedhjen me dhunë në bashkëpunim të shtetasit B.H., më datë 14.02.2014, u ndalua autori i dyshuar shtetasi në kërkim Aurel Hilmi Etemaj, vjeç 29, banues në Berat. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT KUKËS

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.B., vjeç 56, banues në Kukës, pasi nga verifikimi në sistemin ASF 2, mjeti tip “Benz” rezulton i vjedhur dhe i trafikuar. Neni 141/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 14.02.2014, gjatë natës, në fshatin Shëmri, është vjedhur me thyerje shkolla e mesme, ku kanë marrë 6 njësi qëndrore kompjuteri në kabinetin e informatikës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, shtetasi K.D., vjeç 48, banues në Kukës, kallëzon se është fyer nëpërmjet celularit nga një person. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 14.02.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.K., vjeç 45, banues në fshatin Begaj, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në fshatin Shoshan, është vetëplagosur me armë gjahu çifte dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut, 1 gëzhojë dhe 1 fishekë, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shpëtim Idriz Gjongecaj, vjeç 49 dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.B., vjeç 48, banues në Bajram Curri. Rreth orës 14:00, në Kam, në minierë, shtetasi Shpëtim Gjongecaj u kap me mjetin kamion tip “Benz” me targë AA 864 HB, duke transportuar 30 ton mineral kromi pa dokumente, ndërkohë shtetasi A.B., dyshohet se e ka paisur me fletë shoqërimi për mineralin. Neni 134 i Kodit Penal për shtetasin Shpëtim Gjongecaj dhe Neni 301 i Kodit Penal për shtetasin A.B..
Më datë 14.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Musa Hysenaj, vjeç 30, banues në fshatin Kepenek, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në Kam, në minier, u kap me mjetin kamion tip “Iveko” me targë AA 937 CD, duke transportuar 30 ton mineral kromi pa dokumente. Neni 134 i Kodit Penal.

KOMENTE